23 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1099.
Eugena Tomini, nga ISHP bëri me dije se të infektuarit e rinj janë përkatësisht 12 në Tiranë, 4 në Lushnje, 6 në Mat dhe 1 në Durrës. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 28 qytetarë, në total 851 prej të infektuarve janë shëruar.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 15 500persona, prej të cilëve janë:
– 1076 të infektuar,
– 33 viktima;
– 851 të shëruar,
– 215 të infektuar aktivë;
Në spitalin e Infektivit aktualisht po marrin shërbim 23 pacientë, ku 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 29 maj është:
– Tiranë, 122 pacientë aktivë,
– Durrës, 51 pacientë aktiv,
– Krujë, 17 pacientë aktivë,
– Shkodër, 12 pacientë aktivë,
– Berat, 6 pacientë aktivë,
– Kamëz, 9 pacientë aktivë,
– Mat, 6 pacientë aktivë,
– Lushnje, 4 pacientë aktivë,
– Fier, 2 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto