Është një nga skenarët më të keq të Amerikës Latine. Ndërsa janë qetësuar javët e emergjencës Covid në Europë, shumë vende të Amerikës Latine po jetojnë javët e tyre më dramatike.
Brazili është shembulli më i dukshëm: flasim për vendin e dytë më të goditur në Botë nga pandemia, pas SHBA-ve. Viktimat janë mbi 23 mijë dhe të prekurit i kalojnë 370 mijë.
Pasqyrë e dramës humane dhe shëndetësore është edhe recesioni ekonomik i të gjithë Amerikës Latine. Një nga shoqëritë më të rëndësishme, kompania e fluturimeve Latam, ka prezantuar kërkesën e falimentit në SHBA. Kpmpania më e madhe e fluturimeve të atij rajoni ka deklaruar paaftësi paguese në kohë, pas rënies së aktivitetit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Për këtë ka kërkuar aplikim të kapitullit 11 në SHBA, thënë ndryshe një lloj administrimi të kontrolluar.
Lexo: Ndiqni këto parime për të reflektuar ndaj periudhës së krizës
Ndërmarrjet që zgjedhin këtë lloj falimenti, duhet t’u nënshtrohen normave që rregullojnë procesin e riorganizimit e ristrukturimit nën vëzhgimin e një gjykate të Amerikës Veriore.
Muajin e kaluar, kompania me aksionerë nga Brazili dhe Kili lajmëroi shkurtimin me 95% të fluturimeve për shkak të krizës globale shëndetësore. Në 2019 Latam ka transportuar mbi 74 milionë pasagjerë në Amerikën Latine, SHBA dhe Europë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.