Konfindustria i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid 19 rikthimin e menjëhershëm në normalitet të jetës ekonomike për të gjithë kategoritë e biznesit në hapsirat gjeografike në shkallë vendi papërjashtim dhe papritur afatin subjektiv kohor të paracaktuar të 1 qershorit. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme dhënia e menjëhershme e lirisë së plotë të lëvizjes së qytëtarëve, në të gjitha qarqet e vendit.
Lexo: Zyrtari i SHBA: Kina fshehu virusin, do t’i shkojmë çështjes deri në fund
Konfindustria shpreh shqetësimin për vonesat e tejskashme dhe të paarsyetuara të rikthimit në normalitet të jetës ekonomike në vend. Shqipëria, pavarësisht se praktikisht nuk kishte asnjë pasojë nga pandemia globale Covid 19, është vendi i fundit, në lehtësimin e masave shtrënguese. Të gjitha vendet historike të BE, që u prekën më dhjetra herë më rëndë sesa Shqipëria nga kriza shëndetësore e Covid 19, zbatuan masa shumë herë më të lehta të izolimit dhe njëkohësisht janë shumë më përpara në rikthimin në normalitet. E njëjta gjëndje është edhe për vendet e Rajonit, që praktikisht janë rikthyer në normalitet të plotë. Përfundimi është një faturë financiare shumë më e rëndë krahësimisht vendeve të tjera, për qytetarët dhe goditje e fortë ndaj fuqisë së konkurencës të ekonomisë shqiptare.
Konfindustria vlerëson, se masat shumë jopërpjestimore ndaj rrezikut shëndetësor real dhe sidomos vonesat e rikthimit në normalitet të lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitetit të bizneseve, i kanë shkaktuar një dëm kolosal të papërligjur ekonomisë kombëtare. Vetëm në muajt mars dhe prill 2020 vlerësimët e Konfindustrisë, të pranuar edhe nga përfaqësues të ekzekutivit, kanë përllogaritur një dëm ekonomik prej më shumë se 1,2 miliardë $ për ekonominë formale dhe mbi 2 miliardë $ për ekonominë reale të Shqipërisë. Nga vlera e mësipërme të paktën 350 milionë $ përllogariten të jenë dëme të shkaktuara drejtpërdrejtë nga keqmenaxhimi i krizës. Fatura e mësipërme po vazhdon të rritet me çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë vonesë drejt rikthimit në normalitet.
Konfindustria vlerëson, se vonesat e papërligjura, joprofesionale dhe të paarsyetuara për rikthimin e jetës normale në vend, përvec rëndimit shkatërrimtar të faturës financiare për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë, rrezikojnë të vënë në pikpyetje dhe të zbehin krejtësisht vetë qëllimin dhe të gjitha masat e ndërmarra deri më tash nga ekzekutivi kundër Covid 19.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.