WordPress meetup: WordPress Security dhe Seo i një faqe të suksesshme

WordPress meetup: WordPress Security dhe Seo i një faqe të suksesshme

WordPress
04-06-2020 18:00:00 Join

Komuniteti i Tirana WordPress meetup bashkohet të Enjten e parë të çdo muaji. Në çdo takim do të diskutohet për WordPress. Programi vendoset nga komuniteti dhe zakonisht në fund të çdo eventi vendoset se për çfarë do të diskutohet në eventin e rradhës. Nëse jeni të interesuar për një temë specifike ju mund të shkruani dhe do të merret në shqyrtim nga komuniteti.

Për të qenë pjesë e komunitetit Tirana WordPress nuk ka rëdësi nëse jeni një ekspert i WordPress apo sapo keni patur kontaktin tuaj të parë me WordPress, të gjithë janë të mirëpritur.

Nëse jeni të interesuar për të qenë pjesë e grupit organizues të komuniteti, keni dëshirë të flisni ose të organizoni një Workshop ju mund të kontaktoni Këtu:

Duke qenë se në takim e fundit të Tirana WordPress Meetup nuk na premtoi koha të flisnim aq sa ishte e nevojshme për SEO në WordPress është vendosor që takimin e rradhës do të flitet për dy tema:

  1. Strukturimi i një faqeje në WordPress për të patur sukses në SEO. Për të folur për këtë pjesë do i bashkohet komunitetit Granit Doshlaku Co-Founder i Manaferra Inc. njëkohësisht edhe një nga ekspertët më të mirë në SEO.
  2. Në pjesën e dytë do të diskutojmë për WordPress Security duke qenë se është mjaft e rëndësishme dhe për të këtë pjesë do të flasi Agli Pançi i cili është pjestarë i komunitetit, haktivist dhe programues “full-stack”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0