Sot, e enjte ora 18:00 GRAL do të jetë LIVE në Instagramin e GRAL Albania me të ftuarën e javës Jetona Myteveli, nga IDEA Albania.
Tema e ditës, që do të trajtohet është: “Sfidat dhe Alternativat për Bizneset e Reja nga COVID-19”!
Gjatë bisedës do të trajtohen shqetësimet e bizneseve në këtë kohë pandemie si dhe alternativat për ta kapërcyer këtë krizë.
Sipërmarrja dhe bizneset inovative janë çelësi për rritjen e konkurrencës në ekonominë globale sot. Ata janë prodhuesit më të fuqishëm të punësimit dhe të të ardhurave. Gjithsesi, të nisësh dhe të zgjerosh me sukses një sipërmarrje kërkon kompetenca sipërmarrëse dhe aftësi biznesi. Sipërmarrësit e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) shpesh përballen me sfida nga kërkesat për marrjen e financimit ose ekspertizës dhe kjo mund t’i pengojë ata që të fillojnë, inovojnë ose të rrisin një biznes.
Programi i bashkëpunimit dypalësh të zhvillimit “Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit, edukimit dhe trajnimit profesional në Shqipëri” (ProSEED) financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik dhe zbatohet nga GIZ.
Projekti mbështet Ministrinë Shqiptare të Financave dhe Ekonomisë (MFE), Zyrën e Kryeministrit (ZKM) dhe institucionet e tjera përkatëse, siç është Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Një element kyç i projektit është të kontribuojë në Strategjinë Shqiptare të Zhvillimit të Biznesit dhe të Investimeve 2014-2020 dhe në shtyllën e tij të dytë për Rritjen SMART: Rritja e Kualifikimit të Fuqisë Punëtore dhe masat e parashikuara për “zhvillimin e programeve të trajnimit dhe moduleve përkatëse për sipërmarrjen”.
Me aktivitetet e tij në lidhje me zhvillimin e sektorit privat, programi ProSEED fokusohet në zhvillimin e sipërmarrjes dhe inovacionit. Objektivi është rritja e aftësive sipërmarrëse midis pronarëve të NVM-ve të reja ose ekzistuese, të cilët dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre, në mënyrë që të rrisin konkurrencën e tyre potenciale në tregun vendas dhe global.
Grupi i synuar për këtë projekt janë femra dhe meshkuj, që janë në fazat e hershme të aktivitetit të tyre sipërmarrës (janë duke e krijuar biznesin e tyre ose e kanë tashmë një biznes brenda 3 viteve të fundit) dhe planifikojnë të inovojnë dhe investojnë në zgjerimin e biznesit të tyre.
Konkursi i Planeve të Biznesit IDEA – i zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me AIDA-n dhe sektorin privat – synon të ngrejë gjithashtu një Rrjet të Mentorëve dhe Engjëjve të Biznesit.
Ju mund ta ndiqni bisedën, ne Instagramin e GRAL Albania, sot, ora 18:00.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.