Mundësi zhvillimi për bizneset e reja

Mundësi zhvillimi për bizneset e reja

Mundësi zhvillimi

Thirrja do të jetë e hapur për aplikantët deri më 1 qershor 2020. Aplikantët mund të jenë individë dhe sipërmarrës deri në moshën 34 vjeç.

Qëllimi

Në këtë kohë pandemie, të zgjerojmë mendimin kreativ, për të shmangur qëndrimin pasiv të të rinjve, duke krijuar sipërmarrje të cilat mund të gjenerojnë të ardhura si nëpërmjes punës nga shtëpia, po ashtu nëpërmjet ekonomisë digjitale, të nxisë punësimin, arsimin dhe formimin professional në Shqipëri. Në këtë mënyrë, i japim shtysë një përshtatjeje të nevojshme të tregut të punës në Shqipëri, por edhe në atë ndërkombëtar.

Ky program është krijuar dhe mundësohet nga Unioni i Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, me mbështetjen e SME Albania dhe SME Academy.

Sektorë të tillë si informatika, tekstilet, turizmi, zejtaria dhe agro-përpunimi, por jo vetëm, marrin përparësi në vlerësim ndërkohë që fokusi i aplikantit duhet t’i nënshtrohet pesë parimeve thelbësore:

  1.      Thjeshtësia e aplikimit e projekt idesë
  2.     Përfshirje sa më e gjerë dhe impakti social
  3.     Qartësi në pritshmëritë e projektit
  4.     Mundësi funksionimi në distancë
  5.     Vazhdimësia ekonomiko-financiare

Aplikimet do të administrohen nga një Komision i përbashkët, i posaçëm.

Për më shumë informacion kontaktoni në adresën e emailit të Unioni i Sipërmarrësve të Rinj Shqiptarë info@yeau.al

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare info@adbc.al

Plotësoni formularin e aplikimit duke klikuar këtu.

Klikoni këtu për rregulloren e projektit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0