50% ZBRITJE - Trajnim online, Ekspert Imobiliar & E-Pronat

50% ZBRITJE – Trajnim online, Ekspert Imobiliar & E-Pronat

Trajnim online, Ekspert Imobiliar & E-Pronat

GEA – Global Entrepreneurship Academy zhvillon për herë të parë në Shqipëri Trajnimin multidimensional 8 javor, për Ekspert Imobiliar & E-Pronat, që zhvillohet në platformën online Zoom Meeting.

Trajnimi do të zhvillohet dy herë në javë, përkatësisht në ditën e martë dhe të enjte ora 18:00 -20:00.

Pas trajnimit pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me çertifikatë.

Ky trajnim multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:

– Analiza e detajuar e tregut imobiliar shqiptar dhe tendencave të tij
– Sipërmarrja në tregun e pasurive të patundshme
– Vlerësimi i pasurive të patundshme
– Regjistrimi i pasurive të patundshme
– Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave
– Strategji marketingu për të maksimizuar transaksionet imobiliare
– Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të patundshme

Do të marrin të gjitha njohuritë profesionale për regjistrimin e pasurive të patundshme, për format ligjore të tjetërsimit të saj, e dhënë kjo nëpërmjet case studies konkrete.
– Të gjitha format dhe pasojat ligjore që burojnë nga marrëdhëniet e pronave
– Strategjitë e marketingut dhe strategjitë e komunikimit dixhital
– Vlerësimi i pasurive të patundshme me metodologji të përditësuar

Trajnerët do të jene Profesorë, por edhe ekspertet më të mirë të fushës.

Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme, dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor, pas realizimit të një interviste, është një kndidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim multidimensional.

Tarifa:
Pagesa normale ështe 299 euro, por tashmë ky trajnim online do të ofrohet me 50% të çmimit, pra 150 euro.
Pjesëmarrësit në trajnim do të kryejnë vetëm pagesën e regjistrimit prej 100 euro dhe pjesa tjetër prej 50 euro, ne fillim te muajit korrik.
Çdokujt, që nuk i plotësohen pritshmëritë, që në seancën e parë ka të drejtën e tërheqjes së pagesës.

Kontakton tani në:
Faqen zyrtare në Facebook
Email: info@academyentrepreneurship.com
Website: http://academyentrepreneurship.com/
Mund të dërgoni sms në +355 69 2020558.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0