4 pacientë me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, 2 prej të cilëve në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat.
Njësoj si ditën e djeshme, kjo shifër e të infektuarve ditorë është më e ulta në dy muajt e fundit.
Rovena Daja, nga ISHP bëri me dije se 78 përqind e të infektuarve ose 682 prej tyre janë shëruar.
Në 24 orët e fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 10802 persona, prej të cilëve janë:
– 876 të infektuar,
– 31 viktima;
– 682 të shëruar,
– 163 të infektuar aktivë;
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 24 pacientë, ku vetëm 1 është në terapi intensive.
Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 12 maj është:
– Tiranë, 70 pacientë aktivë;
– Krujë, 51 pacientë aktivë;
– Shkodër, 16 pacientë aktivë;
– Fier, 5 pacientë aktivë;
– Kurbin, 3 pacientë aktivë;
– Kamëz, 12 pacientë aktivë;
– Elbasan, 2 pacientë aktivë;
– Berat, 1 pacient aktiv;
– Mirditë, 1 pacient aktiv;
– Durrës, 1 pacient aktiv;
– Korçë, 1 pacient aktiv.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto