Rikthehet "Rruga drejt Suksesit"

Rikthehet “Rruga drejt Suksesit”


Event-trajnimi “Rruga drejt suksesit” është një mundësi për ta çuar jetën dhe suksesin tënd në një dimension më të lartë.

“A ka një formulë suksesi?”

Kësaj pyetje Vasil Naçi do t’i japë përgjigje gjatë event-trajnimit dy ditor “Rruga drejt suksesit”. Vasili do të ndajë me pjesëmarrësit eksperiencën, përvojat dhe mësimet e 28 viteve biznes, si themelues dhe CEO i Agna Group.

Lexoni: Vasil Naçi, mentori që mblodhi dhe frymëzoi 2000 njerëz me “Rruga drejt Suksesit”

Gjithashtu ai do të sjellë edhe njohuritë më të përditësuara që ka marrë nga trajnerët me famë botërore si Tony Robbins, Les Brown, Brian Tracy, Jack Canfield, etj.

Dëshiron më shumë sukses?

“Rruga drejt suksesit” do t’ju sjellë vlerë të gjithë atyre që aspirojnë zhvillimin, rritjen dhe suksesin. Për më shumë informacion rreth eventit kliko këtu!

NËSE JE GATI…

Stafi i “Rruga drejt suksesit” ka një ofertë të veçantë për ty. Kliko këtu për të rezervuar biletën tënde: https://bit.ly/2MNdEDa

*Të gjitha të ardhurat shkojnë për bamirësi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0