“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë” në bashkëpunim me Ambasadën e Sllovenisë në Tiranë, organizojnë nesër datë 27 nëntor 2018, ora 09:00, salla Consorcium, Hotel Tirana International, forumin e Biznesit Shqipëri-Slloveni.
Sipërmarrës të të dy vendeve do të kenë mundësi të vendosin kontrata të reja bashkëpunimi.
Në takim do të jenë ministrat e jashtëm të vendeve, kryetarët e Dhomave të Tregtisë si dhe drejtues të Ambasadës Sllovene në Shqipëri.
Më poshtë gjeni dhe axhendën e këtij aktiviteti:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.