(IWD) Albania 2020 është pjesë e një serie eventesh globale të ndërmarra dhe mbështetura nga gjigandi i teknologjisë, Google.
Women in Tech sillet në Shqipëri për herë te parë nga WomenTechmakers Albania në bashkëpunim me Google Developer Group Tirana dhe ICTS Media, si dhe nën mbështetjen e një sërë partnerësh.
Bashkohuni në këtë event për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Axhenda e eventit është shumë e pasur, do të keni mundësi të dëgjoni folëse frymëzuese, të përfshiheni në workshope rreth karrierës dhe gjërave teknike. Në këtë event mund të takoni shumë gra të suksesshme në fushën e teknologjisë. Padyshim, në event ka vend për studentet, profesionistet e fushës, por edhe për djemtë.
Hyrja është falas, por duhet të regjistroheni tek linku duke klikuar këtu.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të WomenTechmakers duke klikuar këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.