Të mbledhur në një takim virtual organizuar nga Bashkimi Europian, liderët premtuan se paratë do të përdoren gjithashtu për shpërndarjen e vaksinës në vendet e varfëra në kohë dhe në mënyrë të barabartë.
Paratë do të përdoren kryesisht për të përshpejtuar procesin e kërkimit dhe testimit të koordinuar mes grupeve të ndryshme të shkencëtarëve dhe për të nxitur kompanitë farmaceutike që të shpërndajnë çdo vaksinë e terapi dhe në vendet më të varfra, diçka që nuk ndodhi gjatë shpërthimit të gripit të derrave në vitin 2009.
Lexoni: Evropa dhe Kina ishin në rrugën e duhur për një marrëveshje. Por, Koronavirusi ndryshoi gjithçka.
Samiti virtual i thirrur nga BE-ja, u drejtua personalisht nga drejtuesit e Francës, Gjermanisë, Spanjës, Italisë, Kanadasë, Japonisë, Jordanisë, Norvegjisë, Izraelit, Afrikës së Jugut dhe BE-së, dhe mori formën e një maratone me premtime.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se çdo vaksinë e shpërndarë “nuk do t’i përkasë askujt”.
“Ata, që e shpikin atë natyrisht do të paguhen me të drejtë, por aksesi do t’u jepet njerëzve në të gjithë globin nga organizata që kemi zgjedhur,” tha ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.