COVID-19, Shërohen 67% e pacientëve, vetëm 6 të infektuar

COVID-19, Shërohen 67% e pacientëve, vetëm 6 të infektuar


6 pacientë  me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 795. Nga këta, vetëm një rast është regjistruar në Tiranë, ndërsa rastet e tjera i përkasin Krujës dhe Kurbinit.

67 përqind e të infektuarve janë shëruar, duke e çuar totalin në 531.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Gentiana Qirjako, nga ISHP, bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 197 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 8866 persona, prej të cilëve janë:

– 795 të infektuar,

– 31 viktima;

–  531 të shëruar,

–  233 të infektuar aktivë;

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

Krujë      91 pacientë;

Tiranë    90 pacientë;

Kurbin    20 pacientë;

Shkodër   17 pacientë;

Kukës      5 pacientë;

Elbasan   2 pacientë;

Mirditë     2 pacientë;

Berat       2 pacientë;

Korçë      1 pacient;

Lezhë      1 pacient;

Lushnje   1 pacient;

Mat         1 pacient;

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0