Bëhuni pjesë e nismës AdoptoNjëGjyshe AdoptoNjëGjysh

Bëhuni pjesë e nismës Adopto një Gjysh/e


Në kushtet e vështira të pandemisë së koronavirusit, pjesa më e rrezikuar e shoqërisë janë të moshuarit. Bashkia Tiranë  ka shpallur nismën “Adopto një gjysh ose gjyshe”, për të ndihmuar me ushqime pensionistët që jetojnë vetëm dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.

Të gjithë qytetarët, që kanë mundësi dhe dëshirë mund të bëhen pjesë e nismës duke plotësuar një formular të thjeshtë. Vullnetarët, që do t’i bashkohen nismës, do të bëjnë pazar ose do të blejnë ilaçet për të moshuarit, duke qenë se ata nuk mund të dalin nga shtëpia e tyre.

Pensionistëve iu është ndaluar që të dalin nga shtëpia, si kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi. Numri ku të gjithë të moshuarit e vetmuar mund të kërkojnë për ndihmë në Tiranë është 08000888.

Pjesë e kësaj nisme është bërë edhe Sonila Tatili, pedagoge në Institutin Kanadez të Teknologjisë. Ne folëm me Sonilën rreth nismës. “Unë së bashku me shumë studentët e mi aplikuam dhe u bëmë pjesë e #AdoptoNjëGjyshe #AdoptoNjëGjysh. Ne kontaktuam me drejtoreshën e Shërbimit Social, Dr. Anisa Subashi dhe bashkëpunuam me të”, na tregon Sonila.

Lexoni: Ja disa këshilla të thjeshta për ruajtjen e higjienës tuaj

“Situata ku ndodhemi tani na ka prekur më shumë se kurrë, prandaj është koha që t’i gjendemi pranë të moshuarve, të cilët rrezikohen më shumë nga ky virus”, shton ajo.

Sonila së bashku me studentët e saj, që tashmë janë pjesë e nismës, i ftojnë të gjithë qytetarët që munden, të bëhen pjesë e ekipit duke ndihmuar komunitetin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e nismës, plotësoni formularin duke klikuar këtu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0