Ja disa këshilla të thjeshta për ruajtjen e higjienës tuaj

Ja disa këshilla të thjeshta për ruajtjen e higjienës tuaj


Health Safety Environment Management ka publikuar disa tabela me rregulla të thjeshta, kundër COVID-19, përsa i përket masave të higjienës. Këto rregulla janë certifikuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Kjo kompani operon në sektorin e “Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”. Fokusi i saj është minimizimi i rrezikut në vendin e punës. “Protokollet u publikuan dhe u shpërndanë nëpër kompani sepse  situata është problematike, Kompania jonë, sigurimin në punë nuk e konsideron thjesht si detyrim ligjor, por fillimisht si detyrim moral”, thotë për BusinessMag, Klevis Bregu, administrator i kompanisë.

Protokolli për hyrjen në shtëpi:

keshilla

  • Kur ktheheni në shtëpi, përpiquni mos të prekni asgjë.
  • Hiqni këpucët.
  • Dezinfektoni këmbët e kafshëvë, nëse i keni nxjerrë jashtë.
  • Hiqni rrobat dhe vendosini në një qese për veshmbathjet.
  • Lëreni çantën, portofolin, çelësat etj, në një kuti në hyrje të shtëpisë.
  • Bëni dush, nëse nuk mundeni, lani mirë pjesët e ekspozuara.
  • Lani telefonin dhe syzet me ujë dhe sapun ose alkool.
  • Pastroni sipërfaqet e gjërave, që ke sjellë nga jashtë me alkool, para se t’i vendosësh në vendin e tyre.
  • Hiqni dorezat me kujdes, hidhi dhe laj duart.
  • Kujtohuni që nuk është e mundur të bëhet dizinfektimi total, objektivi është reduktimi i rrezikut.

Lexoni: Mapo Cash&Carry shpërndan ushqim dhe pije në shtëpitë tuaja

Protokolli i daljes nga shtëpia:

keshilla

  • Kur dilni, vishni rroba me mëngë të gjata.
  • Mblidhni flokët, mos vendosni vathë, byzylykë apo unaza.
  • Nëse keni një maskë, vendoseni në fund, para se të dilni.
  • Përpiquni mos të përdorni transportin publik.
  • Nëse dilni me kafshë shtëpiake, përpiquni mos t’i lini të shtrihen në sipërfaqe të jashtme.
  • Merrni me vete facoleta një-përdorimshe, përdorini për të mbuluar gishtat kur prekni sipërfaqet.
  • Mblidhini facoletat dhe hidhini në kosha të mbyllur të mbeturinave.
  • Nëse kolliteni apo teshtini, bëjeni tek brryli, jo në duar apo ajër.
  • Përpiquni mos paguani me lek cash, dizinfektoni duart nëse duhet të paguani me to.
  • Lani duart pas çdo prekjeje sipërfaqesh ose mbani dizinfektues me vete.
  • Mos e prekni fytyrën nëse nuk keni larë duart.
  • Mbani distancën me njerëzit.

Protokolli i bashkëjetesës me persona të rrezikuar:

keshilla

  • Flini në shtretër të ndarë.
  • Dezinfektoni tualetin.
  • Mos përdorni të njëjtat enë kuzhinë, peshqirë, etj.
  • Pastroni dhe dezinfektoni çdo ditë sipërfaqet, që përdorni më shumë.
  • Lani shumë shpesh rrobat, veshjet dhe çarçafët.
  • Mbani distancë, flini në dhoma të ndara.
  • Ajrosni shpesh dhomat.
  • Telefononi 127 nëse keni temperaturë mbi 38 gradë Celsius dhe vështirësi në frymëmarrje.
  • Mos e ndërprisni karantinën për 2 javë. Çdo dalje nga shtëpia e rikthen numërimin e 2 javorit mbrapsht.

Parandaloni infeksionin me mënyrën korrekte të larjes së duarve

  • Përdorni sapun (më i mirë është ai i lëngshëm) me ujë të rrjedhshëm, mundësisht të ngrohtë.
  • Aplikoni sapunin në pjesën e brendshme të dorës, në pjesën e jashtme, përmes gishtërinjve për të paktën 40-60 sekonda.
  • Shplani duart me ujë të bollshëm dhe të vazhdueshëm.
  • Thani duart me letër një-përdorimshe, me peshqir personal apo me pajisjet e ajrit të ngrohtë.

Lexoni: Akademikët dhe kompanitë në të gjithë botën po garojnë për të gjetur një trajtim për Covid-19

Në rast se vazhdoni të shkoni në punë, ndiqni edhe këto këshilla:

  • Qëndroni një metër larg nga punëtorët e tjerë. Nëse kjo nuk është e mundur, raportojeni atë tek menaxheri juaj, për të vlerësuar ndryshimet organizative ose sigurimin e maskave mbrojtëse.
  • Mos shkëmbeni puthje, përqafime apo shtrëngime duarsh.
  • Lani duart shpesh duke ndjekur procedurën e larjes (që këshillohet më lart), brenda tualetit.
  • Nëse është e mundur, pastroni periodikisht vendin tuaj të punës.
  • Asnjëherë mos prekni sytë, gojën dhe hundën me duart tuaja. Nëse është e nevojshme, përdorni shamitë e disponueshme për t’u hedhur pas çdo përdorimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0