18 raste të reja, shkon në 277 numri i të infektuarve në Shqipëri

18 raste të reja, shkon në 277 numri i të infektuarve në Shqipëri


Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit  9 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.

18 persona të tjerë me Covid-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 277 të infektuar.

Një pacient 71-vjeç me Covid-19 nga Durrësi, ndërroi jetë në Spitalin Infektiv. Ai kishte sëmundje shoqëruese. Në total numri i viktimave është 16.

Në informimin e përditshëm nga ISHP,  Rovena Daja njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Kavajë, Lezhë e Pukë.

Mes të prekurve janë dhe 8 fëmijë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1919 persona, ku:

– 277 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 76 janë shëruar,

– 16 kanë vdekur,

– 81 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv dhe 1 në Sanatorium,

– 8 prej tyre janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.

Përhapja e koronavirusit deri më 2 prill është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 143 persona;

— Në Durrës: 29 persona;

— Në Fier:  23 persona;

— Në Lushnje: 4 persona;

— Në Elbasan:  8 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 6 persona;

— Në Korçë: 16 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 10 persona;

— Në Lezhë: 6 persona;

— Në Has: 8 persona;,

— Në Berat: 1 person;

— Në Krujë: 5 persona;

— Në Tropojë: 5 persona;

— Në Pukë: 3 persona;

— Në Mirditë: 2 persona.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0