29 të prekur të rinj, 99 të shëruar, 18 viktima nga koronavirusi në Shqipëri

29 të prekur të rinj, 99 të shëruar, 18 viktima nga koronavirusi në Shqipëri


29 persona të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 333 të infektuar.

Ky është numri më i lartë i të infektuarve të rinj në një ditë në vend.

Të premten, një 75-vjeçar vdiq në Spitalin Infektiv të QSUT-së. Ai vuante dhe nga sëmundje të tjera: hipertensioni, diabeti dhe gjendje post-hemorragjie cerebrale. Ndërsa një tjetër pacient, 67 vjeç nga Tirana, vdiq mëngjesin e të shtunës. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv.

Mes të prekurve të rinj, sërish 9 persona janë në Shkodër.

Në informimin e përditshëm nga ISHP, Marjeta Dervishi njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar.

Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 2247 persona, ku:

– 333 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 99 janë shëruar,

– 18 kanë vdekur,

– 66 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 6 prej tyre janë në terapi intensive, 1 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar,

– 5 persona janë të shtruar në Sanatorium, 1 prej të cilëve në gjendje të rënduar.

Në total në të dy spitalet janë 71 persona janë të shtruar.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.

Përhapja e koronavirusit deri më 4 prill është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 157 persona;

— Në Durrës: 33 persona;

— Në Fier:  25 persona;

— Në Lushnje: 5 persona;

— Në Elbasan:  9 persona;

— Në Rrogozhinë:  4 persona;

— Në Kavajë: 8 persona;

— Në Korçë: 16 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 31 persona;

— Në Lezhë: 14 persona;

— Në Has: 9 persona;

— Në Berat: 1 person,

— Në Krujë: 5 persona,

— Në Tropojë: 4 persona,

— Në Pukë: 4 persona,

— Në Mirditë: 3 persona.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0