Google Developers Group organizon hakatonin "Hack Tirana Karantinë"

Google Developers Group Tirana organizon hakatonin “Hack Tirana Karantinë”


Google Developers Group Tirana po organizon një hakaton, të quajtur “Hack Tirana Karantinë”.

Të gjithë ato grupe apo individë, që dëshirojnë të bëhen pjesë, mund  të bashkohen në grupin e eventit në Discord.

Hakatoni fillon më 10 prill ora 19:00 dhe mbaron më 19 prill ora 20:00. Faza e parë është ajo e aplikimit, e cila është duke filluar. Nëse dëshironi të merrni pjesë me një ide, kontaktoni organizatorët, Erigers Mamoci ose Redjan Ymeraj.

Pjesë e grupit në Discord janë edhe organizatorët. Për të lexuar detaje rreth aplikimit, pjesëmarrjes dhe projekteve online të “Hack Tirana Karantinë” mund të bëheni pjesë e grupit të Google Developers Tirana duke klikuar këtu.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0