Një valë e madhe pushimesh nga puna. Denaj: fillimisht mund të arrijmë në 60 mijë të papunë - Business Magazine Albania

Një valë e madhe pushimesh nga puna. Denaj: fillimisht mund të arrijmë në 60 mijë të papunë


Masat mbështetëse të qeverisë ndaj efekteve financiare të Covid janë pothuajse të padukshme ndaj dëmeve ekonomike që pandemia po krijon. Palarajmërimi në fund të marsit nga shoqatat e biznesit, në fakt, ka filluar të bëhet realitet. Pushimet nga puna kanë nisur dhe po ashtu edhe dalja nga skema e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Ministra e Financave Anila Denaj e ka pranuar në media se pritet të ketë një rritje të theksuar të numrit të të papunëve. Në një intervistë për Euronews ajo u shpreh: “E di që është e paevitueshme që do të ketë një rritje të numrit të papunëve. Papunësia në një muaj do të shkojë në nivelin e 50-60 mijë të papunë. Nëse kjo periudhë zgjat mendoj se do të rritet. Ky numër është një kalkulim që vjen në masat aktuale të kufizimit të lëvizjeve. Ka biznese që janë duke menduar ridimensionimin”. Ajo e pranoi se bizneset po bëjnë largime dita ditës.

Ministrja ka theksuar se për kategoritë që humbasin vendin e punës, qeveria do të ofrojë një ndihmë sa gjysma e pagës minimale.

Lexo: Edi Rama: Paketa e ndihmës financiare do të zgjerohet në muajin prill

Në një anketë të Bashkimit të Prodhuesve, mbi 70% e sipërmarrjeve kanë treguar se do të pushojnë njerëz nga puna në masën 50-90% të stafit të tyre. 10 % e sipërmarrjeve kanë deklaruar se do të mbyllin tërësisht aktivitetin.

Ndërkohë garancia financiare e miratuar së fundi, e cila u mundëson kompanive të marrin kredi me interes nën 3% nuk është mirëpritur nga sipërmarrjet. Ata nuk e gjykojnë të arsyeshme të marrin kredi për të paguar sigurimet e punonjësve dhe taksat gjatë një periudhe që nuk po zhvillojnë aktivitet.

Shoqatat e prodhuesve sugjerojnë ndjekjen e modelit të Italisë në mbështetjen e ekonomisë së vendit. Italia (edhe pse ne negociata të ashpra me BE-në) po punon për të ruajtur nivelin e konsumit në vend. Një formë do të ishte bonusi, ose një kuotë minimale mujore për ccdo familjar.

Ekonomistët vendas mendojnë se shuma e injektuar nga qeveria nuk është në gjendje të gjenerojë një qarkullim mbijetese. Në kushtet aktuale sipas tyre alternativat janë dy: injektimi i parasë për nxitjen e konsumit, me finale kthimin e taksave, sigurimeve, tatimeve në buxhetin e shtetit, ose lirimin më shumë të aktiviteteve, në mënyrë që jo të gjithë sektorët  të paralizohen.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0