COVID-19, shërohen 45% e të prekurve, 7 të infektuar në 24 orë

COVID-19, shërohen 45% e të prekurve, 7 të infektuar në 24 orë


7 persona me Covid-19 u identifikuan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 416 të infektuar.

Një paciente 72-vjeçare humbi jetën më 9 prill në spitalin Infektiv. Ajo vuante nga disa sëmundje të tjera si sëmundje e veshkave, tiroidet dhe tensioni i gjakut dhe ishte në terapi intensive prej disa ditësh. Në total numri i viktimave është 23.

17 pacientë u shëruan këto 24 orë duke e çuar totalin e të shëruarve në 182, ose sa 45 për qind i totalit të të infektuarve. Në informimin e përditshëm nga ISHP, Marjeta Dervishi njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë dhe Shkodër.

Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona, ndërsa në total janë testuar 3385 raste dhe janë konfirmuar:

– 416 persona të prekur nga koronavirusi,
– 182 të shëruar,
– 23 kanë vdekur,
– 50 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 6 prej tyre janë në terapi intensive, 1 pacient është i intubuar.
– 6 persona janë të shtruar në Sanatorium, 4 pacientë janë të intubuar.

Në total në të dy spitalet janë 56 persona janë të shtruar.

Përhapja e koronavirusit deri më 10 prill është sipas këtyre qyteteve:

— Në Tiranë: 199 persona;

— Në Durrës: 38 persona;

— Në Fier: 32 persona;

— Në Lushnje: 5 persona;

— Në Elbasan: 15 persona;

— Në Rrogozhinë: 4 persona;

— Në Kavajë: 8 persona;

— Në Korçë: 17 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 49 persona;

— Në Lezhë: 14 persona;

— Në Has: 12 persona;

— Në Berat: 2 persona;

— Në Krujë: 5 persona;

— Në Tropojë: 4 persona;

— Në Pukë: 4 persona;

— Në Mirditë: 3 persona.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0