Pas një historie të suksesshme gjatë 10 viteve të fundit në BE, ekipi i aksionerëve vendosi të zgjerojë biznesin e tyre në tregun e Mbretërisë së Bashkuar. Me eksperiencën e saj të gjatë në industrinë financiare, kompania Cashbook Finance ofron jo vetëm shërbime klasike të financimit të faturave apo llogarive të arkëtueshme, por gjithashtu prodhon zgjidhje të dizenjuara posaçërisht duke marrë një qasje inovative që plotëson pritshmërinë e klientëve më së miri.
Financimi i faturave apo i llogarive te arkëtueshme mund të jetë një mundësi afatshkurtër apo afatgjatë financimi për të mbledhur para nga faturat tuaja me pagesa të vonuara. Duke financuar llogaritë tuaja të arkëtueshme, ju mund të përmirësoni fluksin e parave, rrisni kapitalin punues, si dhe të bëni bilancin më likuid duke rritur më tej madhësinë e biznesit tuaj. Produkti financiar i duhur mund të jetë një mënyrë me kosto efektive për të nxitur rritjen dhe optimizimin e tregtisë sezonale, duke siguruar që ju të mund të shisni me besim produktet tuaja, pa u shqetësuar për ndikimin e kontratave të reja në rrjedhën tuaj të parave.
Aplikimet dhe kërkesat për financim mund të bëhen gjithashtu online. Në faqen zyrtare të Cashbook Finance ju mund të gjeni një algoritëm për të llogaritur dhe vlerësuar koston e secilit financim. Faqja i lejon gjithashtu klientët të ngarkojnë në mënyrë të sigurt faturat e përzgjedhura për të cilat kanë nevojë për fonde përmes portalit online.
Si funksionon Financimi i Faturave (ose Llogarive të Arkëtueshme)?
Në të kaluarën, bankat e mëdha do të kërkonin të mbulonin një ‘grup’ të faturave në emër të një kompanie. Me hyrjen në treg të institucioneve të reja të financimit si Cashbook Finance, tani është e mundur të financoni qoftë dhe një faturë të vetme duke huazuar para kundrejt shumës që ju detyrohen klientët tuaj. Duke përdorur këtë produkt inovativ financiar, kompani të cilat kanë vështirësi të përkohshme me likuiditetin mund ti përgjigjen nevojave të biznesit në mënyrë adekuate, duke filluar nga parapagimi i furnizuesve, e deri tek sigurimi që pagat e punonjësve të pagohen në kohë, si dhe lehtësi në financimin e fushatave të ardhshme me qëllim rritjen e kompanisë tuaj në tregun përkatës.
Në këtë artikull, ne ndajmë me ju avantazhet e financimit të faturave dhe si mund të ndryshojë mënyra sesi menaxhoni fluksin tuaj të parave!
1 – Merrni akses të shpejtë likuiditeti, pa pasur nevojë për një kredi
Ndërsa kreditë tradicionale janë borxhe që zakonisht duhet të paraqiten në bilanc dhe shoqërohen me tarifa mujore të interesit, financimi i faturave funksionon ndryshe pasi i lejon biznesit tuaj hyrjen e shpejtë të parave që ju detyrohet nga debitorët. Ky lloj financimi nuk kërkon kontrata afatgjatë.
2 – Kryeni ripagime vetëm pasi faturat janë mbyllur
Financimi i faturave nuk ka nevojë për ripagim nga ana juaj pasi financimi quhet i mbyllur në momentin që faturat origjinale janë ripaguar nga klientët tuaj. Nuk ka pagesa interesi, në fakt asgjë nuk duhet të pagohet tek financuesi, pasi ky i fundit mbledh vetëm paratë e tij nga debitorët tuaj në momentin që ata paguajnë faturat e tyre. Bizneset që përdorin këto shërbime nuk kanë nevojë të kryejnë pagesa mujore ose me një afat të caktuar. Ky aspekt është shumë pozitiv për fluksin e parave.
3 – Ndihuni më mirë rreth projekteve të mëdha
Bizneset mbajnë shumë kosto për projekte të mëdha dhe afatgjatë, dhe pagesa e tyre është shpesh e ngadaltë kur debitori është një kompani e madhe. Ky është një kombinim jo i përshtatshëm për biznesin tuaj. Financimi i faturave lejon bizneset të gjenerojnë kontrata më të mëdha dhe fitimprurëse pa patur probleme likuiditeti pasi ato janë në gjendje të marrin financim të menjëhershëm në para nga faturat që lëshojnë me përfundimin e punës, në vend që të presin 30 deri në 60+ ditë për pagesa.
4 – Rritja e biznesit tuaj
Në mënyrë që të rriten, bizneset kanë nevojë për një fluks të qëndrueshëm parash. Ka arsye të ndryshme pse financimi i faturave apo faktoringu është i mirë për rritjen e biznesit tuaj. Si fillim, kjo i mundëson një pronari biznesi të përqëndrohet në gjetjen e klientëve të rinj në vend që të ndjekë debitorët. Së dyti, i lejon një biznesi të zgjerojë linjat e kreditit të klientëve të tij besnikë që kërkojnë lehtësira kreditimi. Së treti, bën të mundur që një biznes të paguajë furnizuesit e tij, dhe rrjedhimisht të shmangë kufizimet e zinxhirit të furnizimit. Së katërti, një pronar biznesi mund të përqendrohet në marketingun e biznesit të tij dhe jo në shmangjen e kreditorëve.
5 – Zgjidhni sa para ju duhen, dhe sa shpesh
Bizneset mund të zgjedhin se sa para dëshirojnë të kenë akses kur përdorin kompanitë e financimit të faturave. Ata mund të qëndrojnë nën kontroll të plotë dhe të aksesojnë fondet e financimit vetëm kur ju duhen. Gjithashtu, për shkak se financimi i faturave pagohet zakonisht brenda një ose dy muajsh (kur debitorët pagojnë) e jo për një vit ose më shumë, kompanitë mund të aksesojnë fondet e financimit disa herë, si një linjë kredie e vazhdueshme.
6 – Mund të aplikoni për financim faturash në vetëm pak orë
Pronarët e bizneseve nuk kanë nevojë të lënë zyrën e tyre, dyqanet apo punëtorët për të aplikuar për financim faturash. Ata mund të lidhen me ofruesit e këtyre shërbimeve online, të caktojnë faturat e papaguara që dëshirojnë të financojnë dhe të aplikojnë menjëherë. Për këtë shërbim kërkohen dokumenta minimale (të gjitha mund të dorëzohen online ose përmes postës elektronike) dhe paratë e financimit mund të transferohen në llogarinë tuaj të biznesit brenda 24 orëve nga marrja e informacionit të kërkuar. Për ata pronarë biznesi që mund të jenë te limituar në aftësitë e tyre kompjuterike, ekstrakti i thjeshtë i skedarëve Excel ose PDF të dërguar me email është gjithashtu një zgjidhje në këtë rast.
7 – Ulja e rrezikut të pagesave të vonuara dhe borxheve të këqija
Pagesat e vonuara nga klientët dhe borxhet e këqija mund të dëmtojnë një biznes. Sigurisht, ju mund të merrni masa ligjore kundër debitorëve që nuk paguajnë borxhet e tyre në kohë ose nuk janë të gatshëm të paguajnë, por kjo qasje mund të jetë e kushtueshme dhe e gjatë, sepse përveç kostove shtesë ju minimalisht duhet të punësoni një avokat për të përfaqësuar kompaninë tuaj. Për të shmangur një skenar të tillë, financimi apo zbritja e faturave ndihmon për të eleminuar këtë rrezik. Kompanitë e financimit të faturave bëjnë kontrollin për debitorin tuaj në mënyrë të pavarur, dhe shpesh marrin siguracion për rastet e mos pagesave.
Financimi i Faturave kundrejt Linjës së Kredisë (Huatë/Kreditë Normale)
1 – Financimi i faturave nuk kërkon marrjen/shtimin e borxhit
Financimi i faturës shton borxhin e një kompanie. Ndërsa shpesh është e nevojshme që bizneset të marrin kredi për të filluar ose për të qëndruar në treg, përgjithësisht sa më pak të përdoret borxhi, aq më mirë. Niveli i borxhit e bën më të vështirë marrjen e kredive në të ardhmen dhe gjithashtu i shton presion kompanive për ta kthyer atë në kohë. Financimi i faturave lejon kompanitë të marrin paratë e nevojshme pa vështirësi si dhe eliminon rrezikun e shtimit të borxhit dhe të pagesave mujore per ta shlyer atë.
2 – Kompanitë marrin para në mënyrë të shpejtë
Nëse një kompani ka nevojë për para në mënyrë të shpejtë, një nga opsionet më të mira është financimi i faturave. Në më pak se shtatë ditë, një kompani mund të marrë deri në 90% të faturave të tyre të papaguara. Bizneseve që kanë një marrëdhënie të vendosur me kompaninë financuese, kjo periudhë mund ti shkurtohet në rreth 48 orë. Kjo e bën atë një mundësi të përsosur kur një biznes ka nevojë për një shtesë të shpejtë parash.
3 – Më pak pengesa
Për të marrë një kredi bankare ose një linjë kredie, është e nevojshme të provoni se ju keni një rrezik të ulët kredie. Një kompani do të duhet të japë të gjitha pasqyrat e saj financiare, të ketë kredi të tjera në gjëndje të shkëlqyeshme dhe të ketë qenë në biznes për një kohë të gjatë – përgjithësisht më shumë se tre vjet. Në të kundërt, një kompani që kërkon financimin e faturave, nuk e ka të nevojshme të sigurojë këto informacione. Ndërkohë që një kompani financimi mund të dëshirojë informacione mbi kompaninë tuaj, shqetësimi më i madh do të jetë rreziku i mospagesës së debitorit tuaj ndaj të cilit keni leshuar fatura. Ky mekanizëm bën të mundur lehtësimin e gjëndjes për kompaninë e cila kërkon financim.
4 – Kompanitë nuk duhet të paguajnë para
Për shkak se paratë e dhëna nuk janë kredi, nuk ka nevojë që t’i rimbursoni. Si rezultat, nuk ka pagesa për principal, interes apo komisione. Klientët tuaj paguajnë drejtpërdrejtë kompaninë e financimit të faturave.
5 – Financuesit e faturave merren me mbledhjen e faturave
Jo vetëm që një kompani financimi faturash do t’i japë biznesit tuaj shumën e kërkuar të parave në formë financimi, por ajo gjithashtu do të kryejë mbledhjen për faturat në fjalë. Për bizneset pa një departament i cili mbulon mbledhjen e faturave, kjo ofron një shërbim shumë të nevojshëm dhe të vlefshëm. Biznesit tuaj do t’i kërkohet të paguajë kompaninë e financimit të faturave një tarifë të paracaktuar minimale pasi të jenë mbledhur faturat.
Le të provojmë edhe njëherë mënyrën visive!
Në thelb, financimi i faturave lejon që një biznes të pagohet menjëherë për produktet e ofruara dhe të faturuara, duke lejuar në këtë mënyrë që paratë të rikthehen në biznes për të blerë më shumë produkte e si rrjedhojë për të gjeneruar më shumë shitje, duke rritur kështu qarkullimin dhe fitimet. Financimi i faturave siguron fluks të menjëhershëm të parave duke bërë të mundur lirimin e parave të lidhura në faturat e shitjeve. Klientët mund të marrin deri në 90% të vlerës së faturave të tyre, brenda 24 orëve nga miratimi, kështu që nuk ka nevojë të prisni deri në 90 ditë për t’u paguar nga debitorët tuaj.
Financimi faturave mund të jetë arma juaj sekrete për rrjedhën më të mirë të parave në biznesin tuaj!
Për më shumë informacion:
Website: www.cashbookfinance.com
LinkedIn: www.linkedin.com/cashbookfinance
Instagram: www.instagram.com/cashbookfinance
Facebook: www.facebook.com/cashbookfinance
YouTube: www.youtube.com/cashbookfinance
Twitter: www.twitter.com/cashbookfinance
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.