A do të ketë një valë të dytë të Covid-19

A do të ketë një valë të dytë të Covid-19


Me më shumë vende që planifikojnë të zvogëlojnë kufizimet e vendosura për shkak të coronavirusit – kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel shqetësohen për potencialin e një “ringjalljeje” ose vale të dytë.

Lexo: Gallup: Sëmundja nuk është në trup, por në kokat tona

Por, a do të ketë një valë të dytë?

Sipas The Guardian, epidemitë e sëmundjeve infektive sillen në mënyra të ndryshme, por pandemia e gripit të vitit 1918 që vrau më shumë se 50 milionë njerëz vlerësohet si një shembull tipik i një pandemie që ndodhi në valë të shumta, me të dytën më të rëndë se të parën.

Kjo është përsëritur, megjithëse më butë, edhe në pandemitë pasuese. Pandemitë e tjera të gripit, përfshirë në vitin 1957 dhe 1968, të gjitha kishin disa valë. Pandemia e gripit H1N1 2009 filloi në prill dhe u pasua, në SHBA dhe hemisferën veriore nga një valë e dytë në vjeshtë.

Si dhe pse ndodhin shpërthime me valë të shumta dhe si mund të parandalohen valët e mëvonshme të infeksionit, është bërë pjesë e studimeve të modelimit epidemiologjik dhe përgatitjes ndaj pandemisë, të cilat kanë vrojtuar gjithçka, nga sjellja sociale dhe politika shëndetësore, deri tek vaksinimi dhe “ndërtimi i imunitetit të komunitetit”, i njohur edhe si “imuniteti i tufës”.

Ndërsa valët e dyta dhe majat sekondare brenda periudhës së një pandemie janë teknikisht të ndryshme, shqetësimi është në thelb i njëjtë: sëmundja mund të kthehet fuqishëm.

A ka prova që coronavirusi është kthyer diku?

Kjo po shihet me shumë kujdes. Pa një vaksinë dhe pa imunitet të përhapur ndaj sëmundjes së re, një alarm po tingëllon nga përvoja e Singaporit, vendi që ka parë një “ringjallje” të papritur të infeksioneve, pavarësisht se u lavdërua për trajtimin e hershëm të shpërthimit.

Megjithëse Singapori krijoi një sistem të fortë për gjurmimin e kontakteve për popullsinë e përgjithshme, sëmundja u rishfaq në konviktet e përdorura nga mijëra punëtorë të huaj, me pajisje higjienike të papërshtatshme dhe mensa të përbashkëta.

Me 1,426 raste të reja të raportuara në nëntë konvikte, më i madhi prej të cilëve mban 24,000 burra, të deklaruar njësi izolimi, përvoja e Singaporit, edhe pse shumë specifike, ka demonstruar aftësinë e sëmundjes të kthehet fuqishëm.

Përkundër suksesit të dukshëm të Kinës për të sjellë nën kontroll shpërthimin në provincën Hubei, ka pasur një rritje të rasteve në veri të vendit. Një grup i ri i rasteve të coronavirusit në qytetin veri-lindor të Harbin, afër kufirit rus ka detyruar autoritetet të vendosin bllokime të reja, pasi raportuan infeksione lokale në javët e fundit.

E gjithë kjo shtron pyetje se kur dhe si duhet zvogëluar bllokimet për të shmangur një valë të dytë ose “ringjallje”.

Për çfarë shqetësohen ekspertët?

Diskutimet midis shkencëtarëve sugjerojnë që valët e dyta të infeksioneve rezistente ndodhin pasi kapaciteti për trajtim dhe izolim bëhet i rraskapitur.

Në këtë rast shqetësimi është se konsensusi shoqëror dhe politik që mbështet bllokimet është duke u “mundur” nga zhgënjimi publik, i cili ka shkaktuar protesta në SHBA dhe nevoja urgjente për të rihapur ekonomitë. Kërcënimi bie kur ndjeshmëria e popullatës ndaj sëmundjes bie nën një prag të caktuar ose kur vaksinimi i përhapur bëhet i disponueshëm.

Në terma të përgjithshëm, raporti i individëve të ndjeshëm dhe imunitar në një popullatë në fund të një vale përcakton madhësinë e mundshme të një vale të mëvonshme. Shqetësimi tani është se me një vaksinë akoma disa muaj larg dhe me shkallë reale të infeksionit ende duke u hamendësuar, popullsitë në të gjithë botën mbeten mjaft të ndjeshme si për “ringjalljen” ashtu edhe për valët pasuese.

Justin Lessler, një profesor i asociuar i epidemiologjisë në Universitetin Johns Hopkins, shkroi në mënyrë të habitshme për Washington Post në mars: “Epidemitë janë si zjarret. Kur karburanti është i bollshëm, ata tërbohen në mënyrë të pakontrollueshme dhe kur është i paktë, ato shkrumbojnë ngadalë”.

Lexo: Teoria post-Covid19 që dua të besoj

Epidemiologët e quajnë këtë intensitet “forcë infeksioni” dhe lënda djegëse që e drejton atë është ndjeshmëria e popullatës ndaj patogjenit.

Ndërsa valët e përsëritura të epidemisë zvogëlojnë ndjeshmërinë (qoftë përmes imunitetit të plotë ose të pjesshëm), ato gjithashtu zvogëlojnë forcën e infeksionit, duke ulur rrezikun e sëmundjes edhe në mesin e atyre që nuk kanë imunitet. Problemi është se ne nuk e dimë se sa “karburant” është ende në dispozicion të virusit.

Burimi: The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0