Javën e ardhshme do të zgjerohet orari i lëvizjeve

Javën e ardhshme do të zgjerohet orari i lëvizjeve


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur për planin e masave për hapjen graduale për individët dhe për bizneset si dhe për protokollet, të cilat duhet të zbatohen prej tyre gjatë  kësaj pandemie, gjatë një komunikimi në Facebook.  Ministrja Manastirliu theksoi se janë mbi 100 vatra infeksioni me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë, por pavarësisht kësaj, ajo tha se numri shtrimeve në spital është i qëndrueshëm.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se plani i hapjes do të jetë me katër faza. Sipas saj, përparësi kryesore kanë ato aktivitete, të cilat kanë impakt pozitiv në ekonomi dhe gjithashtu një risk të ulët për përhapjen e pandemisë globale të COVID-19.

“Na rezulton se kemi mbi 100 vatra aktive në të gjithë Shqipërinë. Numri i shtrimeve në spital është i qëndrueshëm. Bazuar në këtë vlerësim dinamik, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hartuar planin për lehtësimin e masave. Ky plan bazohet në disa kritere si: kriteret epidemiologjike, kriteret spitalore dhe burimet e kontrollit. Plani cakton që të hapen aktivitetet me më shumë efekt në ekonomi dhe më pak risk”.

“Çdo hapje do të ketë protokolle strikte. Lehtësimi do të ketë katër faza, sipas udhëzimeve të hartuara nga OBSH-ja. Për zbatimin e masave po ngrihet Task-Forca për të monitoruar situatën në terren. Çdo biznes duhet të zbatojë me përpikmëri masat. Çdo biznes duhet të marrë vërtetimin në e-albania dhe ta afishojë atë në ambientet e punës dhe të njihen punonjësit me këto rregulla”, tha Ogerta Manastirliu.

Lexoni: Protokollet, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura

Ministrja lajmëroi zgjerimin e fashës orare për këmbësorët dhe hapjen e një seri biznesesh, duke filluar nga java tjetër.

“Nëse treguesit do të jenë të qëndrueshëm, nga java e ardhshme, do të rrisim në 2 orë e 30 minuta fashën orare për individët. Do të hapim një kategori biznesesh, që nga tregtimi i veshjeve, këpucëve, tekstileve, mobiljeve, ndriçimit, pajisjeve elektronike, dyqaneve të luleve etj, për të lehtësuar ekonomitë familjare. Do të lejojmë transportin taksi nga qyteti në qytet me vetëm një person pasagjer, sipas masave të përcaktuara në protokollin specifik për udhëtimin me taksi”, tha Manastirliu.

Gjatë komunikimit të saj me publikun, ministrja Manastirliu tha se vlerësimi për hapjen graduale do të jetë shumë i kujdesshëm dhe do të përcaktohet nga situata e COVID-19 në terren.

“Vlerësimi i çdo hapi të ndërmarrë do të analizohet çdo dy javë. Në rast se nuk do të kemi tregues të qëndrueshëm të situatës epidemike, plani parashikon edhe rikthim të masave të ashpra”.

Lexoni: Nis aplikimi për pagën e luftës prej 40 mijë lekësh

Në rast se situata do të vijojë të jetë e qëndrueshme pas analizave të përdyjavëshme, pra nëse nuk do të kemi nevojë për frenat e emergjencës që janë gjithmonë aty, atëherë, në fillim të muajit maj do të zgjerojmë lëvizjen e makinave brenda një bashkie, me fasha orare edhe për ata, që duan të shkojnë për pazar si dhe do të lehtësojmë më tej lëvizjen e këmbësorëve brenda qyteteve”, komunikoi Manastirliu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0