Plani i Nju Jorkut për gjurmim masiv të COVID-19

Plani i Nju Jorkut për gjurmim masiv të COVID-19


Miliarderi nga Nju Jorku Michael Bloomberg do të ndihmojë shtetin e tij që të krijojë dhe financojë një program për të gjurmuar infektimin me koronavirus, si pjesë e strategjisë për të frenuar përhapjen.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo e bëri të njohur nismën të mërkurën, duke thënë se do të zhvillohet në bashkëpunim me shtetet fqinje Nju Xhersi dhe Kenektikat. Programi, tha ai, do të futet në zbatim brenda disa javëve.

“Zoti Bloomberg do të hartojë programin dhe trajnimin si dhe do të kontribuojë financiarisht”, tha guvernatori Cuomo për zotin Bloomberg i cili ka shërbyer si kryebashkiak i qytetit nga viti 2002 deri në vitin 2013.“Ai do të formojë një organizatë që mund të ndihmojë në punësimin e njerëzve.”

Mes partnerëve të tjerë në këtë nismë janë edhe Universiteti Johns Hopkins, si dhe organizata shëndetësore globale Vital Strategies.

Zoti Bloomberg, i cili shpenzoi mbi një miliard dollarë nga pasuria e tij në fillim të vitit në një përpjekje të dështuar për të fituar emërimin e Partisë Demokrate për kandidaturën presidenciale, është një filantrop i njohur. Ai ka dhuruar mbi 8 miliardë dollarë për të financuar kauza të tilla si veprime për klimën dhe kontrollin e armëve.

Zyra e guvernatorit tha, se zoti Bloomberg po bën një investim mbi 10 milionë dollarë, në nismën për të gjurmuar koronavirusin. Nju Jorku po ashtu ka një fond federal prej 1.3 miliard dollarë, për gjurmimin e virusit vdekjeprurës.

“Ai ka njohuri të jashtëzakonshme në qeveri si edhe nga këndëvështrimi i biznesit në sektorin privat”,tha guvernatori Cuomo, duke theksuar bizneset e zotit Bloomberg në Kinë dhe Evropë që janë mbyllur dhe rihapur si rezultat i problemeve me koronavirusin.

Shteti i Nju Jorkut ka konfirmuar mbi një çerek milion njerëz të infektuar me virusin COVID-19. Më shumë se 15 mijë njerëz kanë humbur jetën, por guvernatori tha të mërkurën se është ndalur rritja e numrit të vdekjeve dhe se ato po bien ngadalë.

Guvernatori tha se përpjekja për të dyfishuar kapacitetet për testim nga 20 mijë në 40 mijë individë në ditë, përfshirë nismën për gjurmimin masiv të virusit, do të ndihmojë Nju Jorkun që të kalojë në fazën e transmetimit të ulët dhe përfundimisht, të kalohet në rihapjen e ekonomisë.

Për sa i përket nismës, zoti Bloomberg ka në plan të fillojë me numrin aktual prej 225 punonjësish që do të zgjerohet në disa mijëra. Guvernatori Cuomo tha se universitetet e Nju Jorkut kanë rreth 35 mijë studentë të mjekësisë që do të jenë një burim i rëndësishëm për rekrutimin e pjestarëve për nismën për gjurmimin e koronavirusit.

“Do të duhet të punësojmë më shumë njerëz për këtë program i cili do të zgjerohet”, tha zoti Cuomo duke theksuar se numri i punonjësve do të jetë në përpjesëtim me ritmet e infeksionit.

Aktualisht, pjesa veriore e Nju Jorkut ka vetëm 7% të infeskioneve në vend, ndërsa qyteti i Nju Jorkut dhe zonat përreth llogarisin rreth 93% të të infektuarve.

Burimi: VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0