3 mënyra sesi njerëzit t’iu besojnë

3 mënyra sesi njerëzit t’ju besojnë


 

Në biznes ashtu si në jetë, marrëdhëniet tuaja janë gjithçka. Themeli i marrëdhënieve të mira është besimi.

Të ndërtosh besimin kërkon shumë kohë, por për t’a prishur atë duhen vetëm disa minuta. Suksesi mund të arrihet vetëm me njerëz të besuar. Ju nuk mund t’ia dilni vetëm. Nëse doni të realizoni vërtet gjërat që keni ëndërruar, ju do të keni nevojë për një skuadër njerëzish që ju mbështesin.

Pra, si mund t’a ndërtoni besimin? Është e thjeshtë, duke thënë të vërtetën. Ndonjëherë do të jetë e vështirë dhe e sikletshme, por kur drejtoni një ekip me ndershmëri, gjërat do të shkojnë siç duhet në fund. Situatat e vështira janë mundësi për të krijuar besim. Mos u largoni prej tyre, shfrytëzojini për të qenë të suksesshëm.

Bëni këto 3 veprime dhe shikoni sesi do të lulëzojnë marrëdhëniet tuaja

Tregohuni të sinqertë për takimet e humbura

“Së fundi diçka e tillë më ndodhi mua. Mezi prisja të intervistoja dikë që e ndjek në LinkedIn. Ky person e anuloi takimin me mua disa herë, madje edhe në minutën e fundit, që sinqerisht nuk është ndonjë gjë e madhe. Por më vonë, zbulova në internet arsyen pse u trondita. Ky person kishte një mundësi më të madhe dhe më të mirë që do t’i ofronte shpërblime financiare. Unë e pranoj këtë situatë, është vetëm biznes. Në fakt, e respektoj atë. Mënyra sesi personi më trajtoi dhe fakti që e anuloi përsëri takimin pa asnjë shpjegim, më shkaktoi mosbesim. Nuk do të harxhoj më kohë duke u përpjekur të krijoj një marrëdhënie me këtë person”, shkruan Stephen Key, autor i librit ‘Simple Idea Series’.

Pranojini gabimet tuaja

Së fundi, dikush që njoh kishte dërguar një e-mail ku përfshiheshin adresat e 250 njerëzve. Kjo është një gafë e shekullit të 21. Disa njerëz ishin të mërzitur që adresat e tyre të email-eve ishin shpërndarë kaq pa kujdes dhe disa të tjerë reaguan duke e shprehur pakënaqësinë e tyre. Përgjigjia e këtij personi ishte “E ka bërë asistentja ime”. Ky është një gabim i madh. Është zgjidhje e keqe t’ia hedhësh fajin dikujt tjetër. Pranojini përgjegjësitë e veprimeve tuaja, madje bëjeni shpejt. Në këtë mënyrë mund të krijoni besim.

Lexoni: Si të fitoni vetëbesimin?

Gabimet janë universale dhe të pashmangshme. Madje ndodhin gjatë gjithë kohës. Të gjithë e kuptojmë këtë. Ajo që ka rëndësi tek të tjerët, është mënyra sesi u përgjigjeni këtyre gabimeve.

Jini të patundur ndaj motiveve tuaja

Punonjësit vijnë dhe shkojnë. Kjo është normale. Menaxherët e mirë duan që punonjësit e tyre të rriten si individë. Kjo do të thotë t’i mësoni ata sesi të largohen prej jush dhe të ecin përpara. Në këtë mënyrë, ju po i ndihmoni të shkojnë pas gjërave që u interesojnë. Kjo mund të tingëllojë si çmenduri, por nuk ka mënyrë më të mirë për të ndërtuar një marrëdhënie të suksesshme dhe afatgjatë. Kur të vendosni se është koha të largoheni nga vendi aktual i punës, është mirë t’a shpjegoni pse. Shefi juaj do t’a vlerësojë dhe duke e bërë këtë, ju e lini të hapur mundësinë për të punuar bashkë në të ardhmen.

Ja një shembull tjetër: Le të themi se ka shumë kompani të interesuara për të liçensuar produktin tuaj. Ky është një skenar ideal për një zhvillues produkti, por edhe pak i ndërlikuar. Të gjithë duan të fitojnë marrëveshjen më të mirë, por ka përfitime të tjera në këndvështrimin afatgjatë.

Kuptojeni se këto kompani po harxhojnë kohën dhe paratë e tyre duke testuar produktin tuaj. Ata nuk duan të zbulojnë më vonë që keni pranuar një ofertë tjetër. Nëse nuk e respektoni këtë skenar siç duhet, do t’a shkatërroni besimin  që kishit ndërtuar deri tani.  Qasja më e mirë është të jeni të sinqertë dhe t’i tregoni secilës palë se për produktin tuaj ka interes edhe nga kompani të tjera. Duke vepruar kështu, ju u jepni atyre mundësinë që të ecin përpara më shpejt ose të largohen. Askush nuk i pëlqen surprizat. Kur i jepni dikujt mundësinë për të marrë një vendim, kjo krijon besim.

“Muajin e kaluar, botova një libër të ri për të ndihmuar ekspertët të reklamonin produktet e tyre. Intervistimi i rreth 30 ekspertëve në 17 industri të ndryshme më ndihmoi të kuptoja më mirë sesi ekspertët mund të bëhen më të suksesshëm duke liçensuar idetë e tyre të produktit. Këta ekspertë më pyesnin vazhdimisht, “Ne duam të krijojmë një marrëdhënie – një marrëdhënie ku mund t’i besojmë njëri-tjetrit”, shkruan Stephen Key.

Pra, bëhuni të sinqertë. Sa të besueshëm jeni në marrëdhëniet tuaja?

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0