Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të martën pasdite Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur disa masa të reja për mospërhapjen e Koronavirusit.
Lexo: ISHP-ja jep këto këshilla për familjarët e të prekurve me Koronavirus
Këtë muaj dhe deri në përfundim të kësaj situate të gjithë pensionistëve do t’u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero me mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Njihuni me masat e reja:
- Mbylljen për publikun të gjitha ambjenteve që ofrojnë shërbime, si: lokale nate, disko apo lloje të tjera shërbimesh.
- Mbylljen për publikun të ambjeteve të dedikuara për argëtimin e fëmijëve apo të rinjve, aktiviteteve në palestra, qëndra sportive, pishina, qëndra kulturore, qëndra sociale, deri në datën 3 Prill.
- Qëndrat sociale që ofrojnë shërbime për të moshuarit, gratë e dhunuara, fëmijët, të shmangin kontaktin me personat jashtë zonës ku ata banojnë. Këto masa do merren nga shërbimi social.
- Gjatë ditës aktivitetet e bareve, restoranteve, të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën, prej së paku 2 metrash ndërmjet tavolinave në vend ulur, dhe në çdo rast të garantojnë distancën 1 metër të personit nga personi.
“Nëse restorantet, baret, lokalet nuk i respektojnë këto masa do të jemi të detyruar të vendosim masa penalizuese për to”, u shpreh ministria Manastirliu.
- Institucionet publike duhet të hartojnë një plan masash deri të mërkurën për ofrimin e shërbimeve prioritare për qytetarët.
- Institucionet publike që kanë kontakt me njerëzit, duhet të pajisin punonjësit me mjetet mbrojtëse, që të marrin masa për shëndetin e tyre.
- Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje, për publikun në sportel, të marrin masa për të ofruar shërbimet online, dhe të reduktojnë ato shërbime që kanë mundësi të reduktohen, nëpërmjet përdorimit të shërbimit online.
- Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun, dhe për të shmangur grumbullimet e publikut në sportele apo ambjente të tjera të brendshme.
- Punëdhënësit privatë të marrin masa për parandalimin e transmetimit dhe përhapjes së virusit tek punonjësit, gjatë aktivitetit të punës. Kontakti i punonjësve me njëri-tjetrin edhe me publikun, të reduktohet dhe të shmanget plotësisht, në të gjitha rastet ku shërbimi mund të ofrohet online, me qëllim për të mbrojtur shëndetin publik.
- Për të kontrolluar dhe reduktuar virusin ndalohen aktivitetet sportive, sociale dhe kulturore.
- Grumbullimi masiv i personave në ambjente publike me përjashtim të rasteve të caktuar nga autoritetet publike kompetente është integruar, dhe distanca nuk duhet të jetë më e vogël se 1 metër.
- Janë të detyruar të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrisk epidemiologji, të komunikojnë online Institutin e Shëndetit Publik, nëse ata nuk e kanë plotësuar skedën e udhëtarit, kur janë kthyer në vendin tonë.
- Do të ndalohen ose pezullohen në mënyrë të përkohshme të gjitha proçeset ose proçedurat e konkurseve publike për punësim personeli ose edhe shkollimit.
Lexo: Ministria e Shëndetësisë jep disa këshilla sesi të mbroheni
Ftohen të gjithë qytetarët apo subjektet private të respektojnë masat e mësipërme, të përshtatin rutinën e tyre të përditshme me këto masa të reja, që të mos vënë në rrezik veten e tyre, shëndetin e tyre dhe të personave të tjerë, deri në përfundimin e këtyre masave. Këto masa priten të finalizohen ditë pas dite, u shpreh Manastirliu.
Këto masa do të pasohen në ditët në vijim me masa të tjera, për sigurinë publike të shëndetit të qytetarëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.