Të gjitha restorantet, baret, klubet në Tiranë dhe Durrës do të mbylljen, pasi qytetarët kanë një shkallë të ulët të vetëdijes për situatën e krijuar nga koronavirusi, ka shkruar kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook. Vendimi vjen në më pak se 48 orë nga identifikimi i të sëmurit të parë.
Rama shkruan, “ndjesë por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi të mbyllim të gjitha restorantet, baret, klubet, në Tiranë dhe Durrës!
Kjo nuk është kohë pushimesh dhe argëtimesh jashtë shtëpie, po kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tendë, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë!
Frikë aspak, kujdes po! Madje shumë fare!”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.