Tashmë edhe Kosova konfirmon të prekur me Koronavirus. 2 rastet i konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai tha, se nga analizat e kryera kanë rezultuar 2 raste pozitive me Covid-19.
Lexo: Shkon në 33 numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri
Mësohet se të prekurit janë një vajzë 20 vjeçare dhe një 77-vjeçar.
Kryeministri Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg kur takohen dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.
“Parandalimi është gjithçka! Le të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin, që dy rastet e konfirmuara të mos shtohen. Të bëjmë kujdes maksimal, që të mos u bashkangjitemi vendeve të tjera që po raportojnë”, ka theksuar Albin Kurti në konferencë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.