Në këtë pandemi globale nuk po ndikohen vetëm individë, por edhe bizneset. AirBnB ka marrë masa me rastin e përhapjes së Covid-19, për të treguar sesi ky virus po ndikon biznesin globalisht. Më poshtë do të lexoni njoftimin e plotë dhe masat e marra:
Lexo: Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje studentëve të mjekësisë për ndihmë
Informacione të reja po dalin për Koronavirus (COVID-19) çdo ditë, dhe ne kemi biseduar me mijëra prej jush, që janë prekur personalisht ose profesionalisht. Shumë prej nesh janë të vetëdijshëm dhe ne e kuptojmë se kjo është një kohë sfiduese për anëtarët e komunitetit tonë.
Më 11 Mars, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli një pandemi globale dhe specialistët tanë për përkrahjen e klientëve janë “bombarduar” me thirrje nga njerëzit, anullime fluturimi dhe pyetje nëse është e sigurt të hapni shtëpitë e tyre ose të udhëtojnë jashtë vendit. Bota është e shqetësuar dhe ne e dimë se shumë prej jush janë gjithashtu shumë të shqetësuar, shprehen ata
Ne kemi punuar shumë për të gjetur një ekuilibër midis mbështetjes së biznesit tuaj të pritjes dhe mbrojtjes së komunitetit tonë. Ky është një moment i vështirë dhe miliona njerëz nuk janë në gjendje të bëjnë udhëtimet e tyre ose të mirëpresin mysafirët e tyre. Për pjesën tjetër, është e qartë se askush nuk ndihet gati yë presë ose të udhëtojë nëse nuk ndihen të qetë.
Për këtë arsye, politika që ne do të ndjekim do të zbatohet globalisht për të gjitha rezervimet që janë bërë nga data 14 Mars deri në 14 Prill do të anulohen.
Me fjalë të thjeshta, kjo do të thotë që rezervimet që janë pranuar në këto data mund të:
- Ju mund të anuloni rezervimet pa u shqetësuar për tarifat e anulimit ose ndikimin që mund të ketë në statusin tuaj Superhost
- Vizitorët kanë mundësinë të anulojnë rezervimet për një rimbursim të plotë
- Tarifat tona të shërbimit do t’iu kthehen plotësisht për çdo anulim
Ky ishte një vendim i vështirë, por deklarimi i një pandemie globale e bëri të qartë. Shumë prej jush mund të kenë anulime që ndikojnë në fitimet tuaja, por kjo është gjëja e duhur që duhet të bënim për t’i dhënë përparësi shëndetit në komunitetit tonë, dhe ne besojmë se është vendimi i duhur për biznesin tuaj të pritjes në planin afatgjatë. Ne gjithashtu duam të sqarojmë se Airbnb nuk do të përfitojë nga asnjë rezervim i anuluar në bazë të kësaj politike. Ne jemi së bashku në këto masa që kemi ndërmarrë!
Lexo: UNICEF: Si të flisni me fëmijët për Covid-19
Ne dëshirojmë të jeni në dijeni, se po punojmë në shumë mënyra për t’ju mbështetur dhe jemi të përkushtuar të ndihmojmë biznesin tuaj të rimarrë veten sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim politika të reja dhe ju mund të kontrolloni Airbnb për njoftime të reja.
Njoftimi i AirBnB për klientët e saj mbyllet me këto fjalë:
Në përfundim, mbështetuni në komunitetin tonë. Ne kemi parë mënyrën si e keni mbështetur njëri-tjetrin në javët e fundit dhe jeni izoluar në shtëpitë tuaja. Shpresojmë që ju dhe familjet tuaja të jeni mirë dhe do të njoftoheni sërish.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.