“Testoni, testoni, testoni”, përsëriti thirrjen, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ghebreyesus deklaroi se OBSH ka dërguar më shumë se 1.5 milionë teste në 120 vende, por ato nuk kanë marrë masa për t’i zhvilluar këto teste. Ai shtoi se çdo person që ka pasur kontakte me personat e prekur duhet të testohet edhe pse nuk ka shfaqur simptoma.
Lexoni: Testohet për herë të parë vaksina kandidate për COVID-19
“Në mungesë të kapaciteteve spitalore, pacientët mund të trajtohen edhe në shtëpi, por ata nuk duhet të ndajnë të njëjtin krevat apo banjë me personat e tjerë të painfektuar të shtëpisë dhe ata duhet të ndihmohen vetëm nga një anëtar i familjes, mundësisht ai që është në gjendje më të mirë shëndetësore”, shtoi Ghebreyesus.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto