COVID-19, Shkon në 59 numri i të infektuarve në vend

COVID-19, Shkon në 59 numri i të infektuarve në vend. Shënohet viktima e dytë


4 persona të prekur nga koronavirusi janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të personave të identifikuar në 59.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 60 persona të testuar, vetëm 4 kanë rezultuar pozitivë.

Ditën e sotme humbi jetën viktima e dytë në vend si pasojë e komplikacioneve nga koronavirusi: një 66-vjeçar nga Lushnja.

Në total, deri tani janë testuar 665 persona të dyshuar në vend. Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:

— Në Tiranë: 42 persona;

— Në Durrës: 5 persona, përfshirë një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier: 6 persona;

— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan: 2 persona;

— Në Rrogozhinë: 2 persona.

Prej tyre, 30 janë të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT-së—tre prej të shtruarve janë në terapi intensive.

Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm.

9 prej personave të infektuar janë mjekë dhe infermierë të spitalit Shefqet Ndroqi dhe spitalit të Durrësit.

Gjithashtu,ditën e sotme, dolën edhe rezulatetet e analizave për 17 mjekë e infermierë të spitalit të Fierit, të cilët rezultuan të paprekur nga koronavirusi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0