“Do të kemi plan A, plan B, plan C dhe pastaj D nëse do të jetë e nevojshme. Ne mund dhe do të financojmë jo jetesën në luftë si në paqe, por mbijetesën e atyre që edhe në paqe mbijetojnë, të atyre që nuk shkojnë dot në punë dhe atyre që pa biznesin e vogël nuk i mbijetojnë dot të nesërmes. Të tjerët nuk duhet të kërkojnë nga ne, por të bëjnë luftën e tyre ekonomikisht ndryshe”, tha Rama.
Pasi theksoi se “momentalisht do të prekim pagat e deputetëve dhe ministrave, që do të marrin gjysmën e rrogës derisa të përfundojë lufta”, Rama prezantoi 7 pikat e planit ekonomik:
- 2,5 miliardë lekë për Ministrinë e Shëndetësisë për pajisje dhe materiale mjekësore.
- 10 miliardë lekë për kompanitë që kanë vështirësi objective për të paguar pagat e punonjësve.
- 6,5 miliardë lekë për shtresat në nevojë, biznesin e vogël.
- 2 miliardë lekë për Ministrinë e Mbrojtjes.
- 1 miliardë lekë si fond rezervë për Këshillin e Ministrave për urgjenca.
- Fshirje e kamatëvonesave për debitorët aktivë të energjisë elektrike.
- Riskedulim për në 6 mujorin e dytë të vitit 2020 të tatim-fitimit për gjithë bizneset me xhiro nga 2-14 milionë lekë.
“Sot është koha të kursejmë gjithçka mundemi. Nuk shkon që këto kufizime që i kemi pranuar t’i hedhim në plehra ngaqë nuk mbajmë dot radhë siç duhet te dera e dyqanit”, theksoi Rama.
Në plan parashikohet shtyrja e dorëzimit të bilanceve për një periudhë deri në 1 qershor do të përfshihet nesër me gjithë të tjerat si pjesë e aktit normativ për ndryshimet në buxhetin e shtetit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto