Platforma “MësoVet”, vjen falas për mësuesit dhe nxënësit e Arsimit Profesional

Platforma “MësoVet”, vjen falas për mësuesit dhe nxënësit e Arsimit Profesional


 

Platforma “MësoVet” erdhi si një zgjidhje për të mbështetur mësimin e kombinuar që nënkupton përdorimin e disa metodave mësimore, përfshirë mësimin online. Zgjidhja më e përshtatshme për të krijuar mjedisin virtual të të nxënit, rezultoi një platformë e bazuar në moodle, e cila është përshtatur dhe branduar si “MësoVET”

Përfaësuesit e projektit Aftësi për Punë thonë se, “Një fokus i veçantë në këtë periudhë është vendosur tek matura, ku po hartohen materiale mësimore (video, përshkrime të shkurtra, prezantime, quiz, detyra etj.) për orët e humbura nga lëndët që janë provim Mature. Po hartohen gjithashtu dhe materiale sipas programeve orientuese të lëndëve të përgjithshme si Matematikë, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Anglisht. Nxënësit gjithashtu kanë mundësi të zhvillojnë teste bazuar në programet e maturës, mësuesit më pas mund të punojnë në ato fusha ku konstatohen me shumë boshllëqe”, sipas përfaqësuesve të projektit zviceran “Aftësi për Punë”.

Lexo: Ministrja e Arsimit: Provimet kombëtare do të mbahen. Udhëzuesi për vlerësimin del së shpejti

Kjo metodë mundëson:

  • Krijimin e hapësirave të dedikuara online për lëndë apo module të ndryshme
  • Ngarkimin e materialeve mësimore të ndryshme, si: tekst, prezantime, video, quiz etj
  • Vetë platforma ka opsionet për ti ngarkuar materialet në mënyrë interaktive, si për mësimin dhe detyra të nxënësve
  • Platforma ka edhe opsione të veprimtarive të diskutimit e bashkëpunimit, si: ëiki, forume etj. duke sugjeruar në këtë mënyrë metoda të ndryshme mësimore

Në rastin e testimeve:

  • Materialet në platformë mund të aksesohen në çdo kohë, ndërkohë që “gjurmohet” aktiviteti i nxënësve dhe më
  • Në rastin e testimeve, nxënësit mund të marrin përgjigjet e sakta direkt pas plotësimit të quizit, ndërkohë mësuesit fitojnë kohë nga korigjimi i automatizuar.
  • Mësuesi dhe nxënësi mund të nxjerrin raporte te ndryshme lidhur me aktivitetin në platformë.
  • Platforma është free (pa licencë përdorimi) dhe mund të aksesohet vetëm me një adresë emaili, qoftë nga celulari apo kompjuteri.

Për AFP në veçanti, platforma ështe me vlerë pasi mundëson krijimin e një hapësire me materiale mësimore, një aspekt mjaft problematik në sektor. S4J ka mbështetur hartimin e materialeve mësimore nga komunitetet e praktikës nga mësues që japin lëndë të njëjta, duke nxitur kështu zbatimin e standardeve të cilësisë edhe bashkëpunimin mes kolegëve. Nxënësit praktikantë gjithashtu konribuojnë në këtë proçes.

Ndërsa në kushte normale “MësoVet” ishte një alternativë për mësimin e kombinuar, që ditën kur u mbyllën shkollat kjo platformë mbështeti mësimin në distancë në kushtet e mbylljes së shkollave.

Lexo: Institucionet arsimore qëndrojnë mbyllur deri në 3 Prill

Aktualisht platforma përdoret nga 2640 nxënës e mësues për të zhvilluar mësimin në rreth 80 lëndë. Numri i përdoruesve shtohet çdo ditë, pasi vetë mësuesit e shohin këtë platformë si më të qëndrueshme për të lehtësuar dhe dokumentuar mësimin në distancë. Për përdoruesit, përveç tutorialeve, ofrohet suport teknik 24/7. Për mësuesit në veçanti ka udhëzime për hartimin e materialeve interaktive, vendosjen në platformë dhe përdorimin e saj në funksion të cilësisë së mësimit dhe rritjes së vëmendjes së nxënësve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0