6 persona të prekur nga koronavirusi janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të personave të identifikuar në 76.Gjatë komunikimit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini njoftoi se 55 persona të sëmurë janë në Tiranë.
Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:
— Në Tiranë: 55 persona;
— Në Durrës: 5 persona, përfshirë një të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 7 persona;
— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 2 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 2 persona.
Prej tyre, 37 janë të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT-së—katër prej të shtruarve janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve është në gjendje të qëndrueshme.
Dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues që përfundoi mbrëmjen e djeshme. Por edhe pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.
“Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19”, tha Tomini
Por sipas saj, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Mënyra e vetme për ta ndërprerë këtë zinxhir është që qytetarët të vetëizolohen dhe të shmangin sa më shumë kontaktet.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40, për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!
Ajo përsëriti apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, duke qëndruar në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësore për të përballuar këtë situatë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.