Arben Ahmetaj: kompensimet sa paga minimale, mos prisni çudira

Arben Ahmetaj: kompensimet sa paga minimale, mos prisni çudira


“Të vetëpunësuarit do të përfshihen brenda portofolit prej 65 milionë dollarë për të ndihmuar këtë kategori apo ndërmarrje të tjera, që kanë ndërprerë punën. Nuk do të bëjmë çudira, ndihma do të jetë bazike. Kjo është mundësia. Nëse e ke pasur pagën 1 mln lekë nuk do të kompensohesh për këtë, por kompensimi do të jetë në nivelet e pagës minimale”, tha zoti Ahmetaj në një intgervistë për Euronews.al.

Lexo: Italia si Koreja e Jugut: Testim masiv i popullsisë

Ministri Arben Ahmetaj shpjegoi se nuk ka shtyrje të pagesave të detyrimeve dhe sigurimeve shoqërore. “Do të paguhen pagat e deklaruara në borderotë mbi të cilat janë paguar sigurimet shoqërore.  Biznesit do t’i paguhet paga bruto, pasi sigurimet dhe detyrimet e tjera nuk do të ndalohen. Në rast se nuk paguhen Shqipëria për 1 javë kalon në kaos, do të rrjedhë gjak”, tha Ahmetaj.

Nga ministri Ahmetaj do të drejtohet task-force, me përfaqësues Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Financave dhe Shëndetësisë, për kontrolle në terren të punës të biznesit.

Rritja ekonomike do të zbresë 2 %. Koronavirus pritet të japë efekte negative edhe te rritja ekonomike dhe borxhi publik. Ministri Ahmetaj tha, se ngadalësimi ekonomik do të jetë shumë i lartë, ndërsa borxhi publik pritet të rritet. “Paratë janë gjetur nga rialokimi i shpenzimeve siç ka ndodhur dhe zgjerimi fiskal sipas traditës dhe nevojës të situatës. Arsyeja kryesore e rritjes të deficitit afër 4% është rënia drastike e të ardhurave me 7 mld lekë apo 70 mln dollarë për këtë muaj dhe muajin tjetër mund të shkojë 120 mln dollarë. Për llogaritjen e rënies të të ardhurave, kemi hyrë NIPT më NIPT, sektor më sektor dhe kemi bërë llogaritë të detajuara deri në nivel NIPTI.

Borxhi publik me këtë dinamikë shkon më pak se 67% të PBB-së dhe kjo varet se çfarë trajektore rënëse do të marrë ekonomia. Rritja reale e ekonomisë pritet të zbresë në 2%.  Akti normative nuk ka prekur asnjë investim publik, përveç disa koncensioneve të deklararuar nga kryeministri. Investimet publike do të vazhdojnë siç janë programuar.

Lexo: Kosovarëve u kërkohet kthim vetëm në raste urgjente

Ministri Ahmetaj tha, se qeveria në fund të muajit maj do të dalë në tregjet ndërkombëtarë për eurobondin.

Euronews.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0