Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka bërë një paralajmërim të qartë për të rinjtë rreth koronavirusit. “Një prej gjërave që jemi duke mësuar është që njerëzit e moshuar goditen më rëndë, por as të rinjtë nuk kursehen”, deklaroi në Gjenevë mjeku Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Lexo: Nga 23 marsi “mbyllen” fluturimet civile në aeroportin e Rinasit
“Të dhënat nga shumë shtete kanë treguar qartë se njerëzit nën moshën 50-vjeçare përbëjnë një shifër të konsiderueshme të pacientëve që kërkojnë hospitalizim”. “Sot, unë kam një mesazh për të rinjtë: Ju nuk jeni të pathyeshëm, virusi mund t’ju dërgojë në spital për javë të tëra ose edhe mund t’ju vrasë”.
Ghebreyesus shtoi se “edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhja që bëni se ku të shkoni, mund të bëjë dallimin në mes të jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”. Disa ditë më parë, OBSH-ja bëri thirrje që të gjithë vendet europiane të ndërmarrin veprime te guximshme kundër pandemisë së koronavirusit.
Drejtori rajonal i saj, Hans Kluge tha, se “çdo vend, pa asnjë përjashtim, duhet të bëjë ç`është e mundur për të ndaluar ose ngadalësuar kërcënimin nga përhapja e virusit”.
Lexo: Arben Ahmetaj: kompensimet sa paga minimale, mos prisni çudira
Ai tha se bota po përballet me “një situatë të paprecedent” dhe se është e rëndësishme që vendet “të punojnë së bashku, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të harmonizojnë përpjekjet”. Vërejtjet e Kluge erdhën në kohën kur shumë shtete vende të BE-së shtrënguan masat e shëndetit publik, që kanë detyruar shumë biznese të mbyllen dhe banorët të qëndrojnë në shtëpi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.