13 raste të reja, shkon në 89 numri i të prekurve në vend

13 raste të reja, shkon në 89 numri i të prekurve në vend


 

13 persona të prekur nga koronavirusi janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të personave të identifikuar në 89 .

Gjatë 24 orëshit të fundit janë testuar 33 persona. Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e ISHP, Albana Fico.

Personat e sëmurë janë 8 në tiranë, 1 në Kavajë, 1 në Durrës, dhe 3 në Korçë.

Në 24 orët e fundit janë testuar  persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 804 persona, 89 raste pozitiv, 3 janë shëruar, 2 të vdekur, 43 të shtruar në spital dhe 4 janë në terapi intensive. Mosha mesatare e të prekurve në rang vendi është 48 vjeç. Ndërsa, mosha e personave të shtruar në spital është 54 vjeç,

Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:

— Në Tiranë: 63persona;

— Në Durrës: 6persona, përfshirë një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier:  8persona;

— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan:  2persona;

— Në Rrogozhinë:  2persona;

— Në Kavajë:  3persona;

— Në Korçë: 3 persona.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0