Stomatologu shkodran ofron 500 tuba shpërndarës për ventilatorët e frymëmarrjes

Stomatologu shkodran ftesë publike kryeministrit: Kam printera 3D. Mund të ofroj 500 tuba shpërndarës për ventilatorët e frymëmarrjes


 

Mjeku stomatolog, Edison Shimaj, duke ndjekur situatën kritike që po kalon bota dhe Shqipëria, ka vënë re vështirësitë për gjetjen e ventilatorëve. Ai di ndërkohë rëndësinë e printerave 3D, në prodhimin e valvulave, një fakt i provuar tashmë në veri të Italisë javës së kaluar.

Shumë vende kanë gjetur një zgjidhje të mesme, duke vënë në punë një ventilator për më shumë se 1 person. Ata kanë krijuar një tub plastik, që bën shpërndarjen e ajrit në dy ose tre rrugë. Stomatologu nga Shkodra, tha për businessmag se, “mund të ofroj deri në 500 tuba shpërndarës, të cilët printohen në printera 3D”.

Ai thotë se nëse mëson çfarë aparati aspirimi disponon spitali dhe diametrin e tubave, ai mund të ofrojë ndihmën e tij, duke i krijuar këto tuba brenda 6-7 ditësh.

“Unë disponoj 5 printera dhe kam diku 6-7 litra rezinë gjendje. Kam parë nëpër internet shumë njerëz, që po prodhojnë valvula”, thotë Dr. Shimaj, për Business Mag.

Lexoni: Si po e ndryshon Coronavirusi industrinë e librit?!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0