Nuk ka prova që ushqimi është burim apo rrugë transmetimi i Covid-19. Flet Autoriteti Europian i Sigurisë ushqimore

Nuk ka prova që ushqimi është burim apo rrugë transmetimi i Covid-19. Flet Autoriteti Europian i Sigurisë ushqimore


 

Auroritetet Evropiane të Sigurisë Ushqimore (EFSA) janë pronocuar në lidhje me mundësinë e kontaminimit nga produktet ushqimore me Covid-19.

Lexo: Policia e shtetit: Mund të lëvizni me mjetin tuaj, në rast se nuk ka transport nga firma ku punoni

Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi. Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përsërit këtë përmes fjalëve të drejtoreshës së saj shkencore Marta Hugas, i cili shprehet se, “përvojat me shpërthime të mëparshme të epidemive që i atribuohen koronaviruseve, siç janë ato të SARS dhe MERS, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që koronavirus është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”.

Edhe sipas ECDC, Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, është e pamundur që ushqimi të jetë një burim i transmetimit të virusit. Në fakt, edhe nëse në origjinën e epidemisë në Kinë ka pasur një kalim të koronavirusit të ri nga kafshët te njerëzit, tani patogjeni po përhapet nga një person në tjetrin, kryesisht përmes tështitjes dhe kollitjes.

Po kështu edhe Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Riskut (BfR) ka të njëjtin mendim: “Aktualisht nuk ka raste të provuara të infektimit nga ky lloj i ri i koronavirusit përmes rrugëve të tjera të infeksionit, siç është konsumimi i ushqimit të kontaminuar”.

OBSH gjithashtu, pretendon se aktualisht nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit përmes ushqimit. Sidoqoftë, pasi njohuritë tona për virusin e ri janë akoma të kufizuara, OBSH ka publikuar një numër rekomandimesh paraprake për përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, siç është:

  • mbajtja e distancës të paktën 1 metër nga njëri-tjetri gjatë blerjes së produkteve ushqimore.
  • larja e duarve gjithmonë para gatimit dhe pasi prek ushqimin e papërpunuar,
  • shmangien e konsumit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore të papjekur ose pak të pjekur,
  • larjen e frutave dhe perimeve
  • respektojnë rregullat normale të higjienës për të shmangur kontaminimin e kryqëzuar.

Lexo: Industria e librit ndryshon nga pandemia Covid-19

Për sa më sipër, AKU si pjesë e Task Forcës, për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar Covid-19 ka vënë në zbatim Listën e Verifikimit për OBU përmes masave të marra kundër përhapjes së Covid-19.

  1. Përdorimi i masave mbrojtëse dhe dorezave, ruajtja e largësisë gjatë shërbimit ndaj konsumaorëve, si dhe respektimi në mënyrë rigoroze i futjes së konsumatorëve në subjekt jo më shumë se një individ.
  2. Hartimi dhe afishimi i masave mbrojtëse i një plani masash, që duhet të ndiqen nga stafet brenda  ambienteve të punës.
  3. Prania e  dezinfektantevë në ambientet ku shërbehet produkti ushqimor.
  4. Mirëmbajtja , pastrimi dhe dezinfektimi , kontaminimi nga ajri dhe kushtet e përshtatshme të punës.
  5. Eleminimi i prerjes së bukës dhe largimi nga ambientet e shërbimit të makinës prerëse të bukës, për subjektet që tregtojnë bukë dhe prodhime brumi.
  6. Tregtimi i produkteve të sigurta, brenda afatit të përdorimit për konsumatorin
  7. Etiketimi i rregullt i produkteve ushqimore.
  8. Respektimi i kushteve së ruajtjes së produkteve ushqimore.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0