COVID-19,12 raste të reja, 2 viktima të tjera, 186 të infektuar

COVID-19,12 raste të reja, 2 viktima të tjera, 186 të infektuar


12 persona të tjerë me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 186 të infektuar.

Dy persona humbën jetën duke e çuar në 8 numrin e viktimave: një e moshuar 85-vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri. Të dy kishin probleme kronike shëndetësore

Në informimin e përditshëm, të premten paradite, Albana Fico njoftoi se harta e personave të prekurve është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Pukë me dy persona të prekur.

Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1246 persona, ku:

– 186 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 31 janë shëruar,

– 8 kanë vdekur,

– 77 persona janë të shtruar në spital,

– 5 prej tyre janë në terapi intensive, 2 prej të cilëve janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Përhapja e koronavirusit deri më 27 mars është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 107 persona;

— Në Durrës: 11 persona;

— Në Fier:  20 persona;

— Në Lushnjë: 4 persona;

— Në Elbasan:  5 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 4 persona;

— Në Korçë: 12 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 4 person;

— Në Lezhë: 4 person;

— Në Has: 2 persona;

— Në Berat: 1 person.

— Në Krujë: 1 person.

— Në Tropojë: 2 persona

— Në Pukë: 2 persona.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0