Një 82-vjeçare nga Tirana dhe një 62-vjeçar nga Durrësi kanë ndërruar jetë, përkatësisht mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm, në spitalin infektiv, të dy me sëmundje shoqëruese.
Në informimin e përditshëm nga Ministria e Shëndetësisë, zv/ministrja Mira Rakacolli njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë, është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Mirditë. Në Durrës janë zbuluar 12 të infektuar të tjerë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1671 persona, ku:
– 243 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 52 janë shëruar,
– 13 kanë vdekur,
– 77 persona janë të shtruar në spital,
– 8 prej tyre janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Përhapja e koronavirusit deri më 31 mars është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 129 persona;
— Në Durrës: 26 persona;
— Në Fier: 23 persona;
— Në Lushnjë: 4 persona;
— Në Elbasan: 5 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 4 persona;
— Në Korçë: 15 persona;
— Në Vlorë: 5 persona;
— Në Shkodër: 8 persona;
— Në Lezhë: 5 persona;
— Në Has: 2 persona;
— Në Berat: 1 person;
— Në Krujë: 5 persona;
— Në Tropojë: 5 persona;
— Në Pukë: 3 persona;
— Në Mirditë: 2 persona.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.