Vizioni, sa i rëndësishëm për sipërmarrjet. Cilat janë pasojat që sjell mungesa e tij. - Business Magazine Albania

Vizioni, sa i rëndësishëm për sipërmarrjet. Cilat janë pasojat që sjell mungesa e tij.


Shkruar nga Vjoldi Danaj, themelues i Excellence Solutions dhe drejtues i Departamentit "Research Innovation and Development" në AGNA GROUP.

Të bësh ose krijosh një biznes sot gjithmonë e më shumë kërkohen disa aftësi dhe karakteristika të veçanta, si për shembull: Të kuptosh nevojat e tregut dhe konsumatorit; të gjesh mënyrën për të krijuar dhe “induktuar” nevoja të paqëna më parë; të kesh aftësinë e të lexuarit ndryshimet që ndodhin me një dinamizëm shumë të lartë në tregjet tashmë të globalizuara, me qëllim që të jesh gjithmonë leader i ndryshimeve dhe jo thjesht ndjekësi i tyre. Pra, sot fare thjesht mund ta krijosh një kompani ose thjesht të ngresh një “start up” por, suksesi i vërtetë është jetëgjatësia e tyre dhe rritja. Për këtë është shumë e nevojshme që të kesh një VIZION, duhet ta kesh të qartë ecurinë dhe arritjet e biznesit që ke ndërtuar, duhet ta ndash atë në disa periudha, por ti i dashur sipërmarrës duhet ta kesh një vizion.

Dhe nuk mjafton vetëm thjesht të kesh vizionin. Nevojiten aftësi që ai të komunikohet dhe transmetohet në të gjithë organizatën, të gjitha strukturat e kompanisë tënde duhet ta njohin atë dhe duhet ta “përqafojnë” me qëllim që të gjithë së bashku të punojnë drejt atij drejtimi.Por fatkeqësisht një nga problemet madhore që hasin pjesa më e madhe e kompanive shqiptare sidomos ato që kanë arritur një nivel të konsiderueshem të madhësisë së tyre ekonomike dhe organizative është pikërisht mungesa e vizionit. Mungesa e vizionit tregohet në shumë situata që nga mëyra e drejtimit të kompanisë deri në analizën e investimeve që ato realizojnë. Shumë sipërmarrje kanë si objektiv kryesor përfitimin ekonomik të momentit, duke shkelur kështu mbi objektivin kryesor që është ai i jetëgjatësisë së saj në treg.

Drejtimi i kompanive të vogla dhe të mesme në Shqipëri vazhdon ende të jetë i pastrukturuar. Kjo si pasojë e frikës së delegimit të detyrave dhe përgjegjësive të ndryshme në shkallët e hierarkisë organizative nga ana e pronarëve të tyre. Një faktor tjetër që tregon mungesën e vizionit të sipërmarrjeve është edhe ai i mungesës së investimit në zhvillimin e kapitalit njerëzor që do të thotë se 95% e kompanive shqiptare nuk trajnojnë stafin e tyre dhe nuk u japin atyre mundësi të trajnohen privatisht me kurse disa mujore deri në realizimin e masterave mbi një vit.  Mungesa e inovacionit është një tjetër faktor i rëndësishëm, për të mos thënë, më i rëndësishmi në krijimin e vizionit dhe jetëgjatësisë se biznesit, mos investimi i këtyre kompanive në inovacion i bën ato që të jenë më të rrezikuara nga konkurenca dhe të mos kenë mundësi t’ju përgjigjen në kohë kërkesave të tregut.

Gjithçka e thënë më lartë përmblidhet vetem me dy fjalë, mentalitet i mbyllur  i atyre që zotërojnë dhe drejtojnë këto biznese. Nëse nuk do arrihet të kuptohet se në vitet në vijim  tregu do të jetë edhe më i vështirë për shkak të konkurencës që do të rritet edhe më shumë me hyrjen e kompanive të huaja, të cilat janë më të zhvilluara nga ana e inovacionit, strukturimit, burimeve njerëzore etj, por edhe sepse klientët po bëhen gjithmonë e më të sofistikuar, këto kompani janë të destinuara të shkojnë drejt falimentimit. Ndryshimi i mentalitetit dhe krijimi i një vizioni është shumë i nevojshëm për suksesin dhe jetëgjatësinë e biznesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0