Zara filloi shitjet online në Shqipëri, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin e qëndrueshëm të dyqaneve të integruara dhe modelit online, në tregjet ku operon Grupi Inditex. Zara.com/al do t’i ofrojë blerësve nga Shqipëria, të gjithë koleksionet e plota për femra, meshkuj dhe fëmijë që gjenden në dyqanet Zara në Shqipëri, duke filluar nga Koleksioni Pranverë 2020.
Me opsionet e gjuhës në Shqip dhe Anglisht, Zara.com/al është ndërtuar për të ofruar një eksperiencë të thjeshtë blerjesh online. Ideja është që klientët të mund të ndërveprojnë me markën duke kërkuar në mënyrë intuitive mes kategorive dhe seksioneve të ndryshme të produkteve.
Lexo: Zara korr sukses në shitje, hap edhe 106 dyqane të reja
Faqja web është e ndërtuar për të mundësuar blerjet online nga çdo pajisje telefoni dhe nga çdo shfletues interneti i disponueshëm në tregjet ku Zara ka prezencë online.
Gjatë shfletimit online, klientët do të drejtohen automatikisht tek seksioni më i fundit që kanë vizituar. Ata do të kenë mundësinë të kontrollojnë disponueshmërinë e artikujve në dyqan, si dhe të shohin produkte të rekomanduara. Gjithashtu klientët mund të përdorin platformën e shitjeve online përmes aplikacionit Zara për IOS ose Android.
Dërgesat dhe Shërbimi i Klientit:
Me këtë model plotësisht të integruar, klientët që bëjnë blerje online mund të zgjedhin që artikujt e blerë t’u dërgohen në shtëpi ose t’i marrin në dyqan. Marrja e artikujve të porositur online nga dyqani është pa pagesë shtesë. Dërgesa standarde në shtëpi kushton 490 ALL dhe pa pagesë për vlera mbi 6,590 ALL.
Koha e parashikuar e dërgesave brenda vendit është 5-7 ditë pune. Për kthimet apo ndryshimet e artikujve, blerësit kanë mundësinë e kthimit të blerjeve online pranë dyqanit brenda 30 ditëve.
Klientët e Zara në Shqipëri mund të përdorin të njëjtat kanale të shërbimit të klientit të disponueshme në tregun e tyre: një adresë të dedikuar e-mail dhe chat për të adresuar të gjitha paqartësitë apo pyetjet që lidhen me blerjet. Klientët gjithashtu mund të komunikojnë me Zara në rrjetet përkatëse sociale.
Rreth Zara:
Pjesë e Inditex Grup, esenca e markës Zara është përmbledhja e atributeve që përcaktojnë edhe dyqanet e saj: bukuria, qartësia, funksionaliteti, qëndrueshmëria. E themeluar në Spanjë në 1975, koleksionet e saj tashmë tregtohen në platforma të integruara dyqanesh dhe online duke mbuluar më shumë se 200 tregje.
Gjithashtu, përveç Zara, Inditex zotëron marka të tjera si: Pull&Bear, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius, Oysho, Zara Home and Uterqüe, të gjitha me prezencë në treg. Aktualisht, Grupi ka një rrjet prej 7,486 dyqanesh në të gjithë botën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.