Me incentivimin e industrisë automotive, Qeveria synon t’i japë një hov zhvillimi këtij sektori, që për ekspertët e ekonomisë vlerësohet si një instrument pozitiv që mund të rindezë motorët e ekonomisë.
“Investimet janë të një natyre cilësore, pra nuk është bazik si i industrisë së fasonëve. Kjo do ta bëjë ekonominë më cilësore dhe më dinamike, kështu që në këtë pikë është një masë e mirë dhe vlerësuese”, thotë Adrian Civici, ekspert për ekonominë.
Lexo këtu: Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon të ulet korrupsioni dhe taksat
Sipas Civicit, zhvillimi i kësaj industrie do ta bënte Shqipërinë konkurruese përballë vendeve të rajonit, që rezultojnë më tërheqëse për investimet e huaja dhe ofrojnë subvencione të shumta, veçanërisht në këtë sektor. “Si mesazh ishte shumë i mirë, pasi kjo lloj industrie është në zgjerim, sidomos në Ballkan. Dhe fakti që pas saj janë kompanitë më të mëdha në botë përveç se hap disa vende pune të integron në një treg shumë të madh, siç është tregu i automobilave”, thotë Civici.
Incentivat fiskale për industrinë automotive kanë hyrë në fuqi që prej 1 janarit të këtij viti dhe parashikojnë reduktimin e shkallës së tatim fitimit në 5%, nga 15% që është për bizneset e tjera. Krahas reduktimit të normës së tatim fitimit, një tjetër lehtësi është mbartja e humbjeve për një periudhë 5-vjeçare për tatimpaguesit, që investojnë në projekte biznesi me vlerë mbi 1 miliardë lekë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.