Si të optimizoni SEO? Webinar me 30 Janar - Business Magazine Albania

Si të optimizoni SEO? Webinar me 30 Janar



Në fund të këtij muaji, me 30 Janar, do të zhvillohet një Webinar për të optimizuar faqen tuaj të internetit. Webinar, i cili do të drejtohet nga Granit Doshllaku, synon të rrisë numrin e vizitorëve në blogun apo faqen e biznesit tuaj.

Shpesh mund të kemi provuar të rrisim vizitorët nëpërmjet mediave sociale, por kemi pasur rezultate të dobëta pasi njerëzit nuk i klikojnë ato? Një tentativë janë SEO-t që nuk kanë dhënë rezultatin e dëshiruar.

Granit Doshllaku, i pyetur nga Businessmag, thotë se ideja për këtë Webinar erdhi nga Elvis Plaku, konsulent i marketingut digjital. “Me të u takuam në AllWeb Albania dhe aty lindi ideja që një version të prezantimit që bëra në konferencë, ta bëjmë dhe në një Webinar, ku kushdo që është i interesuar mund të regjistrohet dhe ta ndjekë online.

Tema që do të trajtohet në këtë Webinar është se si të ndërtojmë një strategji për krijimin e përmbajtjes të optimizuar për SEO. Search Engine Optimization (SEO) është burimi #1 i vizitave për websajte në të gjithë botën dhe sot të pasurit një prezencë solide në këtë kanal të marketingut digjital, është një domosdoshmëri.

Lexo: Granit Doshlaku, folës në AllWeb Albania 2019: “Fokusohuni tek SEO”

Prezantimi do të jetë pak më teknik në raport me një prezantim në sallë, (meqe do të jetë përpara laptopit dhe jo në skenë sikurse në AllWebAL). Graniti do të shfaqë disa shembuj nga puna e tij dhe e grupit që bëjnë të Manaferra (agjensia në Prishtinë, e specializuar në Search Marketing). Ai tregon se do të shpjegojë në detaje procesin që ndiqet dhe platformat që përdoren për të sjellë rritje të vizitave dhe shitjeve nga trafiku organik (SEO).

Ky Webinar është për këdo që ka një website dhe është i interesuar të mësojë se si të rrisë vizitat nga Google për website/biznesin e tij. “Strategjitë që do të diskutojmë nuk janë të komplikuara dhe çdo person me aftësi bazike mund t’i implementojë në projektet që punojnë pa ndonje problem”, thotw Graniti.

Aktiviteti është i hapur dhe pa pagesë për këdo që dëshiron të regjistrohet dhe ndjekë nëpërmjet internetit.

Ku: WebinarNinja.com

Kur: 30 janar 2020, Ora 18:00-19:00

Si: Pa pagesë, por nevojitet regjistrim

Për kë është ky prezantim:

  • Sipërmarrës që menaxhojnë faqen e tyre në web;
  • Sipërmarrës të lirë (freelance) që disponojnë faqe në internet;
  • Specialistë të marketingut dixhital që dëshirojnë të rrisin vizitorët nga SEO;
  • Studentë që duan të lançohen në botën dixhitale;
  • Kushdo tjetër që ka interes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0