Student, nuk e ke idenë çfarë ke bërë! - Business Magazine Albania

Student, nuk e ke idenë çfarë ke bërë!


Me daljen tënde në rrugë, ti student nuk e ke idenë çfarë ke bërë…

Ke ndezur botën shqiptare online. Fotot e tua dhe të shokëve po shpërndahen në rrjetet sociale.

Por, ke ndezur mbi të gjitha qelizat e paralizuara të shumë njerëzve. Të familjarëve që nxitojnë në mëngjes për punë, e për shkak të shumë faturave, gjobave dhe kamatave që duhet të paguajnë nuk kanë kohë, e orientim për të ngritur zërin.

Ti je sot zëri i kamarierit që punon për të studiuar, zëri i të riut vullnetar që gati gati nuk kuptohet nga shumë prej nesh, por që mes studimeve e punës, nxiton të angazhohet edhe vullnetarisht.

Ti je zëri i djalit, i vajzës nga çdo cep i Shqipërisë, që jeton me hallet e prindërve. Zëri I të riut që nga shkolla në punë, zgjedh të shkojë në këmbë për të mos shpenzuar 40 lekë në autobus. Zëri i vajzave  e djemve, që nëse po i takon për një intervistë, nuk porosisin asgjë në kafene, pasi nuk duan të të rëndojnë e vetë nuk kanë mundësi të paguajnë.

Duke shpresuar se kauza jote nuk ka asnjë prapaskenë politike, të Përgëzoj! Ti, PO! Duhet të jesh aty për shtrenjtimin e një krediti? Kjo është çështja që të prek, që e njeh dhe për të cilën mund të luftosh. Fundja po nuk protestove për gjërat që të prekin direct dhe arrin t’i kuptosh thjeshtë, si mund të protestosh për koncensionet miliona euro për një kilometër rrugë. Duhen argumenta eksperti, e ti nuk je ende financier. Një prej gabimeve tona është se çdokush merret me çdo gjë.

Ti student, që na kthen pas gati tri dekada, na frymëzon të gjithëve. Ata ish-studentë, sot shumë të zhgënyer nga demokracia e dobët. Të rinjtë të tjerë, të rritur e të bërë prindër duke kaluar pjesën më të mirë të jetës në tranzicion. Imagjino të ulesh para një kompjuteri me internet të ngadaltë, të humbasësh kohë para një faqeje web që del se është “In construction”. Ja kështu kaluan gati 30 vjet.

Ti student, që shpresoj shumë që protesta jote të mos “infektohet” nga asnjë qëndrim politik, nuk ka problem nëse nuk e shtrin protestën tënde edhe në çëshjte më të mëdha që e shqetësojnë këtë vend. Mjafton të zgjidhësh hallin tënd të rritjes së tarifës.

Ti sot je Heroi i të riu e të vjetri, që emigroi këto vite për një jetë më të mire jashtë. Je heroi i të riut që po studion jashtë e me zor pret të kthehet në Atdhe të kontribuojë për vendin e tij. Por, mbi të gjitha, je përgjigjia më e mirë për çdonjërin që thotë: “këtij populli i ka vdekur nervi”, “këtu nuk rrihet”, apo “ç’dreqin deshe që u ktheve këtu!”/Businessmag.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0