Sfidat për një zhvillim të qëndrueshëm, mbledhin investitorët e Ballkanit në Tiranë - Business Magazine Albania

Sfidat për një zhvillim të qëndrueshëm, mbledhin investitorët e Ballkanit në Tiranë


“Tirana Economic Forum”, që po zhvillohet në Hotel Plaza në Tiranë, ka mbledhur bashkë investitorë të huaj dhe vendas, që gjenden para një sfide. “Sfidat për një Zhvillim të Qëndrueshëm në Shqipëri” është tema e diskutimit, ku sipërmarrësit vendas dhe përfaqësuesit shqiptarë kërkojnë bashëpunim, ndërsa sipërmarrjet e huaja kërkojnë pikërisht hapësirat ku investimet mund të jenë më të qëndrueshme.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, i ftoi investitorët të sjellin propozime konkrete duke folur për një bashki pragmatiste në realizimin e kontratave në të mirë të shërbimit publik.

Ai u bëri të ditur investitorëve se, Bashkia Tiranë është në përfundim të krijimit të një zone të re të lirë ekonomike që do të shtrihet në Kashar me një sipërfaqe prej 80 hektarësh. Kushtuar kompanive të teknologjisë, kjo zonë do të mundësojë që shqiptarët të mos flasin vetëm gjuhë të huaja si anglisht, gjermanisht etj, por edhe të gjuhëve të kodimit.

Këto janë mes planeve të reja të mbështetjes, ndërkohë që prezenca e huaj tashmë është konsoliduar sidomos në pjesën e shërbimit. Veliaj theksoi se, marka si Hilton, Hayatt dhe Marriot të nisura apo të konfirmuara tashmë për nisjen e aktivitetit në Tiranë, flasin për një standard të lartë të shërbimi.

Me fokus të njihen më mirë sfidat me të cilat po përballet ekonomia, objekti i këtij forumi është gjetja e përgjigjeve, përmes sjelljes së eksperiencave të ndryshme të kompanive që kanë shënuar sukses në këtë drejtim.

Menaxher i përgjithshëm i Philip Morris Radmilo Vlacic, mes shumë folësve, tha se, organizata është një nga faktorët më të rëndësishëm “për arritjen e qëllimeve tona të qëndrueshme. Ne kemi strukturat, sistemet dhe mënyrat e punës dhe vlerat personale që mbështesin objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të organizatës dhe inkurajojmë të tjerët në kompani që të veprojnë si agjentë entuziastë të ndryshimit”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0