6 mesazhe për të rinjtë, nga sipërmarrësi shqiptar - Business Magazine Albania

6 mesazhe për të rinjtë, nga sipërmarrësi shqiptar


Në një intervistë për Businessmag.al, sipërmarrës i suksesshëm në biznes prej më shumë se 20 vitesh, Flamur Hoxha ka disa mesazhe për të rinjtë. Të frymëzuar nga vendosmëria, konsistenca dhe rritja e qendrueshme, ne i kërkuam disa këshilla për të rinjtë që duan të kenë sukses, në karrierë apo në nismat e tyre private.

Lexo: Flamur Hoxha, sipërmarrësi që bleu pronarin e tij

  • Vendos shpejt çfarë do të bësh. Çdo ditë e humbur kot të çon 10 ditë prapa.
  • Ndiq gjurmët e prindërve. Çdo i ri, duhet të bëjë të pamundurën të ndjekë gjurmët e prindërve. Pavarësisht zhvillimeve, thelbi i parimeve familare duhet të trashëgohet nga brezi në brez.
  • Ji shumë punëtor e asnjëherë mos u dorëzo.
  • Selekto një rrugë për të ndjekur. Jo pak këtu, pak atje. Fokusi është i rëndësishëm.
  • Mendo të jesh aksioner në sipërmarrje, ta shohësh veten ndryshe. Kjo bën diferencën. Shumë kompani, të punësuarit e shohin si pjesë e shoqërisë. Sot idetë bëjnë punën.
  • Mos ji xheloz. Tregu është shumë i madh, ka hapësira të mëdha. Ne nuk duhet të jemi të ngushtë dhe xhelozë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0