5 anëtarë të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, u miratuan nga Kuvendi i Shqipërisë. Vendimi u mor nga deputetët e mazhorancës, ndërsa Këshilli nuk mbildhet prej dy muajsh për shkak të mungesës së numrit të anëtarëve të mjaftueshmë për mbledhje.
Anëtarët e miratuar të Këshillit Mbikëqyrës janë :
Ridvan Bode, ish ministër i Financave
Luljeta Minxhozi, ekonomiste, me përvojë të gjatë në fushën akademike
Artan Hoxha, akademik.
Edlira Luçi, Pedagoge, shefe e departamentit të Financës, Fakulteti Ekonomik, UT.
Suela Popa, ish drejtore e AZHBR (Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural).
Mes gjashtë anëtarëve për votim, mandati ka skaduar edhe për anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës Arben Malaj, i cili pritet të prezantojë platformën e tij në Kuvend.
Këshilli Mbikyqyrës pritet të mblidhet të Hënën për vlerësimin e radhës dhe një shqyrtim të zhvillimeve ekonomike e financiare gjatë këtij viti.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto