Xiami po kërkon testues për update e Android Oreo në modelin Mi A1

Xiaomi po kërkon testues për update e Android Oreo në modelin Mi A1


Ashtu siç shprehet edhe Android Authority, Xiaomi Mi A1 është shumë pranë të qënit smartphone perfekt i klasit të mesëm.

Mi A1 punon me stock Android, që do të thotë se shmang një nga aspektet më të pa dëshirueshme në produktet e Xiaomi (MIUI), dhe merr një nga aspketet më të preferuara të markave të tjera. Përdorimi i saj, sugjeron edhe marrjen më shpejt të update-eve. Ndërkohë që më parë gjithçka vonohej nga punimet e vetë kompanisë prodhuese.

Në një postim në forumin e saj të MIUI, kompania kërkon pornarë të modelit Mi A1, të bëhen pjesë këtij programi Beta. Ky program është i hapur për përdoruesit në të gjitha vendet, për sa kohë ata flasin anglisht. Ata duhet të aplikojnë që të bëhen pjesë e programit. Kjo kërkon shkarkimin e aplikacionit të MIUI Forum dhe paraqitjen e IMEI të aparatit.

Më pas, Xiaomi shprehet se aplikantët preferohet të përmbushin disa kërkesa të caktuara:

  • Të kenë interes në testimin e aparateve dhe disa njohuri për ROM-et.
  • Aplikanti të jetë aktiv në forum.
  • Të diskutojnë të diskutojnë me të tjerët si në një grup në aplikacionin QQ, ashtu edhe në forum.

Të gjithë ata që do të pranohet, do të kenë mundesinë ta aksesojnë Android Oreo para të tjerëve. Xiaomi fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë deri në datën 11 dhjetor.

Lexoni: Gjithçka që na duhet të dimë për Android Go, sistemin e ri nga Android

Kompania kineze u krijua në vitin 2010 dhe që nga ajo kohë ka bërë shumë hapa përpara. E fokusuar në një nivel dhe tip të caktuar, konsumatorësh. Xiaomi ka mundur të konkuroj mirë me prouktet e saj me çmim të ulët. Në fakt, emri i kompanisë, nuk krijon shum kredibilitet në mënden e konsumatorëve, edhe në Shqipëri. Por, të pakët janë përdoruesit të cilët janë të zhgënjyer nga to. Ekzaktësisht, për sasinë e parave që kanë paguar, në krahasim me performancën e celularit.

Burimi: Android Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0